Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, Jack Ma, është njeriu më i pasur në Kinë që prej kur kompania u bë publike.

Në anën tjetër, Ma shprehet se ai ishte po aq i lumtur, mbase edhe më i lumtur, kur me vështirësi arrinte të fitonte ndonjë të ardhur në kohën kur sapo e përfundoi kolegjin.

Pas diplomimit në vitin 1998, ai punoi si mësues i gjuhës angleze në një universitet lokal në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou. Sipas një dokumentari mbi jetën e Ma, i quajtur “Krokodil në Yangtze”, në atë periudhë ai arrinte t’i fitonte 12 dollarë në muaj.

Gjatë një fjalimi të tij, Ma iu është referuar asaj periudhe si koha më e mirë e jetës së tij.

Ai shprehet se kur nuk ke shumë para, e di si do t’i shpenzosh, por kur bëhesh miliarder, je përpara shumë përgjegjësive.

“Nëse disponon më pak se një milion dollarë, ti e di si do t’i shpenzosh ato para. Ndërsa kur ke një miliard dollarë, atëherë ato nuk janë më paratë e tua… Paratë që unë kam sot përbëjnë përgjegjësi për mua. Ato janë besimi i njerëzve tek unë”, kishte thënë ai.

Lexo po ashtu:  Humbi tre fëmijët e saj, aktorja italiane rrëfen se si ia del të vazhdojë jetën

Ma si 54 vjeçar, sipas Forbes vlerësohet se ka pasuri prej 38.4 miliardë dollarësh dhe gjendet në pozitën e 21 të miliarderëve botëror

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *