Marrë parasysh se antibiotikët dëmtojnë sistemin imun, më së miri është t’i shmangni. Nëse kjo është e pamundur dhe jeni të sëmurë, ekziston alternativa – përgatiteni vetë antibiotikun tuaj natyral. Efekti i tij do t’ju mahnitë. Përbërësit e antibiotikut të fortë nuk janë aspak të vështirë për t’i gjetur. Me rëndësi është t’i bashkoni si duhet në bazë të kësaj recete

PËRBËRËSIT:

1 hudhër, 2 lugë mjaltë, 2 lugë xhenxhefil të freskët, gjysmë lugë speca pikant të bluar, gjysmë lugë kanellë, 1 dcl lëng limoni të freskët

PËRGATITJA:

Limonin e shtrydhni dhe përzieni me hudhër, xhenxhefil, spec pikant dhe kanellë. Të gjithë këta përbërës i përzieni mirë, shtoni mjaltin në mënyrë që të bashkohen në masë të trashë. Masën e fituar e futni në kavanoz dhe e mbyllni. E lini në temperaturë të dhomës për rreth tri orë dhe e dërgoni në frigorifer.

KËSHILLË SHTESË:

Një lugë të masës e konsumoni për çdo ditë, më së miri në lukth të zbrazët. Kështu do ta forconi sistemin imun. Nëse jeni të sëmurë, një lugë të kësaj mase e konsumoni tri herë në ditë.

Lexo po ashtu:  4 ndryshime të vogla në mëngjesin tuaj që mund të sjellin përmirësime të mëdha në shëndet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *