Por kompania specifikoi se ata komentet e të cilëve mospëlqehen nuk do të jenë në dijeni të saj. Me pak fjalë mospëlqimet nuk do të shihen nga përdoruesit.

TikTok është duke testuar një buton mospëlqimi për komentet ne atë çfarë rrjeti social e përshkruan si përpjekje për tu dhënë përdoruesve më shumë kontroll rreth asaj çfarë shohin.

Aktualisht rrjeti social nuk ka dhënë shumë detaje për mënyrën sesi funksionon ndërsa disa përdorues që janë pjesë e testimeve kanë publikuar edhe imazhe.

Por kompania specifikoi se ata komentet e të cilëve mospëlqehen nuk do të jenë në dijeni të saj. Me pak fjalë mospëlqimet nuk do të shihen nga përdoruesit.

Tema e mospëlqimeve në median social ka qenë shumë kontroverse. YouTube që prej vitesh ka ofruar një opsion të tillë vendosi që së fundi ti bëjë ato private duke thënë se funksioni ishte përdorur për të ngacmuar dhe bezdisur të tjerë.

Edhe pse disa krijues e pritën mirë ndryshimin, një prej themeluesve të YouTube e kundërshtoi atë. Në rastin e TikTok mospëlqimet do të jenë më të kufizuara.

Lexo po ashtu:  Njeriu me sharrë (Tregim)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *