Tirana nuk ka popull shtetformues. Republika e Shqipërisë nuk ka popull shtetformues.

Mund t’ia shkatërrosh gjithçka. Pa asnjë mundim. Ky është populli më pa qytetari. Dy copa hajvanësh, Edioti dhe lali Eri mund t’ia shtypin kokën.

Kur një grup njerëzish mbronin Teatrin Kombëtar, të tjerët shihnin në skutat e tyre Opinionin e Fevziut. Nëpër kafene kërkonin të gjenin interesat e mbrojtësve të Teatrit, por nuk shihnin fitimet e shembësve të Teatrit.
Ndaj dhimbjen me të gjithë ata që ndjejnë se si shkatërrohet kryeqyteti dhe historia para syve të tyre. Por duhet ta pranojmë se ata që e ndjejnë veten keq para këtij shkatërrimi janë shumë pak. Të tjerët nuk kanë lidhje me këtë vend. Çdo hajvan që vjen në këtë vend e ka kollaj ta rrënoj, sepse këtu nuk ka popull.

Besoj se dhe inxhinierja e ndërtimit Bozo është në anën e shkatërrimit.
Hajvani dhe xhelati gjejnë shumë lehtë shërbëtorë me diploma e doktorata në këtë vend. Vetëm për atdhedashurinë nuk ka universitet dhe grada.
Le të kujtohen tërë ata që ndjejnë sesi pushteti i Partisë Komuniste i vrau aq lehtë intelektualët, me gjyq dhe pa gjyq. Krimi mbi inteligjencën dhe trashëgiminë kulturore kryhet shumë lehtë në Shqipëri sepse po mbushen 80 vite, pra tre breza njerëzorë, që nuk janë të pajisur me memorie kolektive dhe me shtetformim. Për 80 vite, pa ndërprerje, në këtë vend ka patur terror dhe injorancë.

Lexo po ashtu:  Çfarë sanksionesh parashikon Grenelli ndaj Serbisë, tani që ajo prishi marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, duke i vendosur kushte Izraelit që mos ta njoh Kosovën?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *