Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Zyra e BE-së në Prishtinë ka reaguar për protestën e organizuar nga opozita që aktualisht është duke u mbajtur para Kuvendit të Kosovës nga një grup i vogël i veteranëve të UÇK-së, si rezultat i mospërfshirjes së tyre në projektligjin për pagën minimale.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Nga Zyra e BE-së reagojnë se e drejta e tubimit paqësor garantohet me ligj dhe se duke njohur të drejtën për protestë kanë bërë thirrje që protestuesit të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e rendit.

“E drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin ndërkombëtar dhe të Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve në Kosovë sot që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për ruajtjen e rendit publik, dërisa dëgjohet zëri i tyre”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu:  𝐔𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *