Vajza ime është një përqafuese e madhe. Edhe pse ajo është në shkollën e mesme, shpesh m’i zgjat krahët dhe kërkon një përqafim. Dhe kur ajo e bën këtë, unë lë çdo gjë dhe e përqafoj fort atë. Ajo e bën më të lehtë për mua të kryej një nga shtatë gjërat që edhe ju duhet t’i bëni me fëmijët tuaj çdo ditë – tregoni dashuri fizike. Për vajzën time është përqafimi. Për djalin tim 12-vjeçar që është pak më serioz, unë i tregoj dashurinë duke i dhënë një puthje të shpejtë në mëngjes, kur ai është akoma në krevat dhe fshihet nën jorgan duke bërë sikur nuk i pëlqen.

Në mes të ditëve tona kur jemi të mbytura me punë sigurohuni të mos i humbisni këto shtatë gjëra që duhet t’i bëni patjetër me fëmijët tuaj për të krijuar çdo ditë një marrëdhënie të fortë prind-fëmijë.

Tregoni dashuri fizike. Njëlloj si unë përqafoni vajzën apo puthni djalin tuaj, kur i përcillni për në shkollë, kur i dërgoni për të fjetur, në çdo moment gjeni një cast për t’ju treguar dashurinë. Do t’ju jepni atyre kënaqësi por edhe vetes.
Jini të pranishëm plotësisht. E dimë që nuk është e lehtë për ta arritur këtë, por përpiquni të hiqni telefonat, të fikni iPads dhe të ndaloni së vëni pjatat në lavastovilje kur fëmijët kërkojnë vëmendjen tuaj.
Jini të sjellshëm. Nuk ka asnjë dyshim që ne të gjithë i duam fëmijët tanë por dashuria nuk është gjithnjë e njëjtë me mirësjelljen. Kujtoni gjithmonë që duhet të jemi një nënë e sjellshme me fëmijët tanë nëse duam që ata të jenë të tillë.
Përdorni fjalë dashurie. Fjalët e nënës dhe të babit janë të fuqishme. Bëni çmos për t’u siguruar se shumica e atyre gjërave që u thoni fëmijëve u përcjellin atyre dashurinë dhe përkushtimin tuaj. Komplimentojini çdo ditë ata.
Përdorni disiplinë, por me qetësi. Ndërkohë që pas një të bërtiture mund të ndiheni mirë dhe kjo mund të duket efektive, thjesht po gënjeni veten. Kjo pasi të qenurit i kthjellët ndërsa u jepni këshilla fëmijëve na ndihmon të disiplinojme me vendosmëri, në vend që të tregohemi të ashpër.
Qesh me ta. Një marrëdhënie e fortë prind-fëmijë ka nevojë për një dozë të mirë të qeshurash. Qeshni me ato gjëra që fëmijës suaj ju duken qesharake dhe tregojini edhe ju gjërat që ju duken për të qeshur. Dhe në qoftë se nuk arrini ta bëni të qeshë, guduliseni të voglin tuaj.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Po sikur t’u mësojmë vajzave tona, që të jenë kurajoze dhe jo perfekte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *