Më në fund shpaloset e vërteta e madhe, shqiptarët në Maqedoni jo që nuk janë numri dy i popullsisë, por janë numri një, 47 % e popullatës janë shqiptarë, gati shumicë absolute!

Që këtej e tutje, të gjithë duhet të thonë se shqiptarët janë populli shumicë në Maqedoni, pasi sipas të dhënave të reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten sllav maqedon, nuk janë as 40 %.

Megjithëse të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta ato janë hiq më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme.

Informacioni i rëndësisë së veçantë vjen nga publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.

“Sipas një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonis녔, thotë Nijazi Muhamedi.

Por, ai apo edhe burimi i informacionit nuk ka sqaruar nëse jashtë kësaj shifre janë lënë edhe rreth apo më shumë se 100 mijë shqiptarë ortodoks.

Lexo po ashtu:  Zyra e Presidencës: Procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, do të shqyrtohet pas takimeve e konsultave edhe me shoqërinë civile

Pra, jemi më shumë se një milion shqiptarë këtu, kjo tashmë është e qartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *