Donald Trump ka dalë i pastër nga hetimi i Prokurorit të posaçëm, Robert Mueller. Mediat kryesore të huaja, mes të cilave edhe ato që kanë qenë hapur kundër presidentit aktual amerikan, kanë qenë të detyruara të raportojnë se raporti i Mueller nuk ka nxjerë asnjë implikim për bashkëpunimin e fshehtë të Trump me Rusinë gjatë fushatë presidenciale të vitit 2016. Po kështu Prokurori nuk ka mundur të gjejë gjurmë për bashkëpunimin e ndonjë prej ndihmësve të Trump, ndërkohë që ai ka hedhur poshtë çdo pretendim se Treump ka ndikuar apo frenuar në ndonjë mënyrë apo tjetë drejtësinë në ktë çështje.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mediat citojnë një letër prej katër faqesh të Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr, drejtuar Kongresit sipas të cilës ky raport nuk konkludon se presidenti ka kryer ndonjë krim, por as nuk e çliron atë.

Prokuroria ka vendosur që në dritën e gjetjeve të raportit, përpiluar pas një hetimi dy vjeçar, të mos hapë çëhstje penale për Trump për asnjë nga akuzat e ngritura.

Lexo po ashtu:  Fitorja ndaj Airbus hap rrugën për tarifat miliarda dollarë ndaj mallrave europiane

Barr ka patur presione nga të dyja palët politike në SHBA që të publikojë raportin të plotë, ndërkohë që kreu I Komisionit të Drejtësisë në Kongres, Jerrold Nadler, ka kërkuar që Barr të paraqitet në seancë dëgjimore.

Vetë Trump e ka cilësuar raportin një fitore, që e çliron atë nga të gjitha akuzat e ngritura e që kan provokuar një luftë politike gtë paprecedentë në SHBA, citohet Trump.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Prej krahut republican lufta e ngritur me Mueller, por që filloi më herët me ish-drejtorin e Byrosë Federale James Commey i cili në maj të vitit 2017 nxori në media memon e një takimi të tij me Presidentin, ku i kërkohej që të pushonte hetimin për ish-Këshilltarin e Siggurisë Kombëtare, Michael Flynn. Bashkë me dëshminë para kongresiot, Comey në vetvete u bë personi kyç i hetimit për pengimin e drejtësisë nga Trump, por që ka rezultuar një fiasco. Dhe kjo fiasko mund të ketë pasoja politike një prej të cilave është rikonfirmimi në një mandate të dytë për Trump. Mediat amerikane po qarkullojnë disa emra për kandidat për president nga ana e PArtisë Demokratike, por përveç Sanders që u provua se nuk fitoi brenda saj në vitin 2016, në skenë ka ridalë ish-zv.presidenti Joe Biden, i cilësuar nga shumëkush si një zgjedhje e dështuar.

Lexo po ashtu:  Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

/MekuliPress.com/ Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *