Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

14 vjet më parë, në ditën e sotme (më 11 mars 2006), vdiq Slobodan Milosheviç ndryshe i njohur edhe si “Kasapi i Ballkanit”!

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Νga fjalimi në Gazimestan më 28 qershor 1989, Milosheviç ka udhëhequr agresionin kundër republikave fqinje në mbështetje të programeve për krijimin e një Serbie të Madhe, dhe së këtejmi kishte shkaktuar shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë të shoqëruar më luftëra dhe mizori masive kundër civilëve në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.

Pas humbjes ushtarake serbe në Kroaci dhe Bosnje, ai mori pjesë në përfundimin e Marrëveshjes së Paqes në Deyton SHBA (nëntor 1995). Në vitin 1997, është zgjedhur President i Republikës Federale të Jugosllavisë, vit ky që përkon edhe me daljen publike të UÇK-së si fuqi e rëndësishme për mbrojtjen e popullatës civile të Kosovës përball krimeve të ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe të udhëhequra pikërisht nga ai. Përpjekjet e Milosheviçit për të dëbuar shqiptarët e Kosovës sidomos nga viti 1998 provokoi ndërhyrjen e NATO-s në pranverën e vitit 1999 dhe hyrjen e forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO në Kosovë.

Në fillim të Prillit 2001, ai u arrestua dhe më 28 qershor 2001 në ditën e Vidovdan-it, dymbëdhjetë vjet pasi fjalimit në Gazimestan u ekstradua në gjykatën e Hagës, para së cilës u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe Kroaci, si dhe gjenocid në Bosnje.

Lexo po ashtu:  “Unë buzëqësh me ultimatumet e liderëve të Kosovës” - “Unë kurrë nuk do të tregoj arrogancë ndaj vendeve të fuqishme", Vuçiç tregon planet e ardhshme

Vdiq në qelinë e tij në Tribunalin e Hagës para përfundimit të gjykimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *