Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdoi të kritikojë Kinën për koronavirus dhe origjinën e pandemisë, derisa tregoi gjendjen në të cilën ndodhen vetë SHBA’të.

Sipas Trump deri tani janë kryer më së shumti testime se në çdo vend tjetër, përfshirë edhe aleatët të cilët kanë shumë raste të të infektuarve e viktimave, si: Brazili, Rusia, dhe India.

Ai tha se këto testime mundësuan zbulimin e rasteve në numër më të madh, ndërsa nëse ishte bërë e kundërta atëherë do kishte normalisht më pak raste të konfirmuara.

Në fund, Trump shtoi se bota nuk duhet të harrojë asnjëherë atë që Kina bëri me koronavirus.

“Unë mendoj se ajo që Kina i ka bërë botës me atë që ndodhi – murtaja e Kinës – ju mund ta quani atë virus të Kinës, bota nuk duhet ta harrojë’’, tha ai.

Lexo po ashtu:  Ukraina publikon listën e rusëve të zënë rob, iu bën thirrje nënave të tyre të vijnë t’i marrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *