mekulipressMekulipress

Zgjedhjet amerikane tashmë janë një e panjohur për këdo. Asnjë sondazh, asnjë përpunim opinion, asnjë angazhim nga thuajse të gjitha mediat kryesore nuk e ka qartësuar situatën. Rezultati mund të jetë çfarëdo, çka ndoshta për herë të parë u ka dhënë amerikanëve ndjenjën e pasigurisë. Në një intervistë për “Kathimerini”, George Stephanopoulos, një njeri i angazhuar me administratat amerikane dhe gazetar, ka vënë në dukje pikërisht të jashtëzakonshmen e kësaj fushate.

Nuk do të befasohesha nga asnjë rezultat. Nuk do më befasonte një 270 me 268 për Kamala Harris. Nuk do të habitesha nëse Donald Trump i fshin të gjitha shtetet dhe ka një fitore të jashtëzakonshme në Kolegjin Elektoral, nëse nëse votimi nacional është mbyllur. Kjo pasiguri ka çuar në ankth të madh tek amerikanët…

ka thënë ai.

I pyetur për pasojën dhe reagimin e mundshëm të një fitoreje të Harris, Stephanopoulos ka pranuar se:

Donald Trump ka shtruar rrugën për një luftë civile. Nëse ai është afër rezultatit dhe ai është i dyti ka për të thënë që ishte e pandershme. Dhe aleatët e tij në shtetet që kanë rëndësi si dhe ata në Kongres – e kanë thënë këtë – do të bëjnë gjithçka që munden të gjejnë një mënyrë për ta çuar atë në Shtëpinë e Bardhë

shton ish-zyrtari amerikan.

Lexo po ashtu:  FAKSIMILE: Hetimet e drejtësisë amerikane për lobimin e kompanisë ruse, prokuroria thërret Lulzim Bashën