Presidenti amerikan Donald Trump tha dje në mitingun e tij elektoral në Oklahoma se do t’i kërkojë kongresit legjislacion për burgosjen me të paktën një vit të atyre që djegin flamurin amerikan.

“Ne duhet të krijojmë një legjislacion që kur dikush djeg flamurin amerikan të shkojë në burg për një vit,” tha Trump në mitingun e parë elektoral pas tre muajsh në Tulsa, Oklahoma.

Presidenti republikan përsëriti thirrjen e tij për t’i bërë të dënueshme veprimet denigruese ndaj flamurit duke e kërkuar këtë nga dy senatorët që ishin në miting.

Gjatë javëve të fundit disa demonstrues kundër dhunës së policisë pas vdekjes së George Floyd, kanë djegur flamurë amerikanë dhe kanë rrëzuar statuja të lidhura me ish-Konfederatën jugore pro-skllavëri të SHBA.

Djegia e flamurit nuk është akt i jashtëligjshëm në SHBA. Në një rast të ngjashëm në 1989 Gjykata e Lartë vendosi që edhe djegia e flamurit mbrohet nga ligji i të drejtës së fjalës.

Në një tjetër rast ne 1990, gjykata e lartë vendosi se një legjislacion federal që kriminalizon djegien e flamurit, shkel kushtetutën e SHBA.

Lexo po ashtu:  LETËR RAMËS, “Kryeministër, duam rritje rroge! Të presim, deri më 31 gusht!”

Trump ka thënë se një ligj i tillë duhet të përfshihet në Amendamentin e Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *