Presidenti amerikan, Donald Trump ka kapur sërish titujt kryesorë me propozimin e një plani të ri për paqen izraelito-palestineze. Plani ka përmbajtje të shkurtër në pikat kryesore që parashikojnë krijimin e dy shteteve, kryeqytet të Palestinës Jeruzalemin Lindor në varësi të aftësisë së palëstinezëve për vetëqeverisje. Sipas këtij plani harta do të përpilohet nga një komitet i posaçëm, ndërkohë që për sigurinë e Izraelit kërkohet angazhim i qartë dhe garanci të plota. 

Trump ka luajtur me anën sensacionale teksa e ka prezantuar draftin si Marrëveshjen e Shekullit. Mirëpo kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas e quajti Shuplaka e Shekullit. 

Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e cilësuan propozimin e Trump si një hap pozitiv, ndërkohë që plani parashikon edhe një afat katërvjeçar për palestinezët që të arrijnë një marrëveshje sigurie me Izraelin. 

Mediat kryesore ndërkombëtare kanë nisur të analizojnë propozimin. Agjencia Reuters vë në dukje aspektet problematike të planit për palestinezët. P.sh kryeqyteti i propozuar për ta në Abu Dis, në periferitë e Jeruzalemit lindor, ndodhet një milje larg Qytetit të Vjetër dhe ndahet me të me mur betoni dhe pika kontrolli.

Lexo po ashtu:  Tallet Rama: Taksat e naftës nuk do të hiqen, s’ka protestë me iPhone dhe X5 që i zhbën

Propozimi i Trump e sheh qytetin e Jeruzalemit brenda shtetit të Izraelit, duke vënë kështu një vijë të kuqe në pretendimet e të gjitha palëve. Që duhet thënë që janë tanimë historike dhe jo me ndonjë vlerë praktike. Presidenti amerikan nuk e ka fshehur një synim të tillë, por ka shtuar se zgjidhja e dy shteteve i nxjerr të gjithë të fituar. 

Qëndrimi palestinez ngjan refuzues dhe kategorik. 

Jeruzalemi nuk është në shitje, të drejtat tona nuk janë në shitje dhe nuk janë për t’u tregëtuar dhe marrëveshja juaj, konspiracioni juaj nuk do të kalojë, citohet Abas. 

Por plani i Trump nuk po sulmohet vetëm nga njëra palë. Shumë komentatorë shohim tek ai një lëvizje të koordinuar mes presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, të dy me probleme serioze politike të brendshme. 

Netanyahu ka lëvizur i pari. Ai shprehu gatishmërinë për negociata në mënyrë të menjëhershme, ndërkohë që edhe Trump ka deklaruar se i ka nisur një letër z. Abas.

Lexo po ashtu:  SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË: Nesër diskutohet kërkesa e Sindikatës rreth ligjshmërisë së përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së.

I kam shpjeguer se territori që do t’i bashkëngjitet shtetit të tij të ri do të mbetet i hapur dhe nën zhvillim për një periudhë për katër vjetësh. Gjatë kësaj kohe, palestinezët mund të përdorin të gjithë kohën për të studiuar marrëveshjen, të negociojnë me Izraelin, të përmbushin kriteret për shtetësinë dhe të bëhen një vend me të vërtetë i pavarur dhe i mrekullueshëm, është shprehur Trump. 

Tashmë është e qartë se presidenti amerikan po kërkon një sukses të prekshëm në politikën e jashtme, aty ku është kritikuar edhe më shumë, për të neutralizuar të gjitha akuzat që i bëhen tani që afron koha e zgjedhjeve të reja. Në çdo rast, zyrtarët amerikanë kanë shprehur optimizëm se me kalimin e kohës palestinezët do të pranojnë të paktën të negociojnë mbi këtë propozim. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *