Greqia do të vendosë për herë të parë trupa ushtarake në ishullin e Othonoit, ishulli më perëndimor i saj dhe që është afër ujërave territoriale shqiptare në Detin Jon.

Lajmi njoftohet nga gazeta greke “Ta Nea”. Duke cituar burime të saj, kjo gazetë thotë se vendosja e pranisë së përhershme ushtarake në këtë zonë, edhe pse vendi nuk ndjehet i kërcënuar ashtu si në Lindje nga Turqia, është pjesë e strategjisë së re të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ta Nea” thotë se puna për të vendosur postën ushtarake në këtë ishull ka nisur edhe si kërkesë e vazhdueshme e 400 banorëve të tij.

Zyrtarisht nuk ka asnjë informacion nga ana e Qeverisë greke, por kjo lëvizje e Athinës vjen pas vendimit për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon dhe për të çuar çështjen e ndarjes së Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Lexo po ashtu:  Fantastike/ Mbi 3 milionë euro për Policinë e Kosovës, do të fuqizohen me armë dhe autoblinda të reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *