Turistët e huaj rritën shpenzimet në vendin tonë gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave më të fundit nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në vendin tonë në tremujorin e parë të vitit llogariten 408 milionë euro.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2021 shpenzimet e të huajve në vendin tonë ishin afërsisht 240 milionë euro.

Mbi 1 milion të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë katërmujorit të parë të vitit, ndërsa nga Greqia janë shënuar hyrjet më të larta të shtetasve. Vetëm në muajin prill hynë mbi 400 mijë të huaj.

Lexo po ashtu:  Kurti pas bisedimeve akuzon Borrellin për dallavere: Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *