Turqia ka paralajmëruar se do të bëhet pjesë e organizatës BRICS, të cilën e ka argumentuar me pozicionin e vet srategjik. Kreu i Parlamentit Numan Kurtulums ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë ruse, “TASS” ai ka theksuar se pjesëmarrja turke në BRICS, duhet parë si mundësi komunikimi.
Duke patur pozicionin gjeostrategjik, të qenit një ruë mes Lindjes dhe Perëndimit, duke patur kulturën e shkuar dhe perspektivën e së ardhmes, ka hyrë në një proces shndërrimi në një aktor rajonal madje edhe në një aktor që luan në një role fikas në botë. Ne e konsiderojmë BRICS si një nga bashkimet e rëndësishme të së ardhmes për të ardhmen e sistemit global multipolar dhe…hyrja në BRICS do…të zgjerojë kapacitetet e Turqisë në politikën e jashtme, është shprehur ai.
Megjithatë nuk është e qartë nëse aderimi në BRICS është një masë që Turqia e merr pas zvarritjes prej tri dekadash të hyrjes në BE dhe në tregun europian, një vendim që lidhet qartazi tashmë me cilësitë gjeopolitike dhe demografike të Turqisë. Në këtë kuadër, pjesëmarrja në disa organizata joeuropiane, mund të jenë një shenjë se Ankaraja është e gatshme të pranojë mbylljen e procesit të negociatave për anëtarësim që ende nuk ka nisur.