Ngjarjet e Sirisë të këtyre ditëve u panë si një goditje për ndikimin dhe imazhin e Rusisë. Në lojë thuhet se kanë hyrë turqit, ndonëse presidenti Erdogan është shprehur i rezervuar në shpalosjen e skenarëve që mund të vihen në veprim, për t’u mjaftuar vetëm me konstatimin se:
Në Siri ka tashmë një realitet të ri politik
Megjithatë në Rusi duket se nuk e kanë lënë të kalojë në heshtje të plotë qëndrimin turk. Alexander Dugin, një njeri me ndikim në rrethet e pushtetit në Moskë shkruan në rrjetin social “X” se Turqia e tradhëtoi Rusinë në Siri.
Ne e kemi mbështetur Erdoganin deri më tani. Ne u përpoqëm të shmangnin përshkallëzimin me Turqinë në vitin 2015 dhe bëmë shumë të ndihmonim Erdogan gjatë grushtit të shtetit të FETO. Rasti sirian është shumë i dhimbshëm për ne. mendoj se ishte një gabim strategjik për Erdogan. Ideja qemaliste ishte të mbrohej Turqia brenda kufinjve të saj. Islamizmi është armik i Turqisë. Nuk ka për t’u pajtuar asnjëherë me lidershipin turk në rajonin arab. Kurdët me mbështetjen perëndimore do të përpiqen të konsolidojnë pushtetin e tyre. Pa rusët, Erdogan humbet çdo aleat dhe mik të rëndësishëm
shkruan ndër të tjera Dugin.
Sipas tij veprimi i bërë në Siri përfaqëson ndër të tjera një llogari të gabuar nga presidenti turk pasi siç thotë ai:
Rusia nuk është aq e dobët
E teksa vë në dukje se megjithë këtë tradhëti, Rusia nuk do ta dëmtojë Turqinë, Dugin vë në dukje se ajo çfarë ndodhi përcakton të ardhmen e marrëdhënieve:
Rusia nuk do ta ndihmojë Turqinë në rast të ndonjë problemi. Dhe problemeve shfaqen herë pas here