Turqia ka ndaluar pirjen e duhanit në publik, duke paralajmëruar se lufta kundër koronavirusit po rrezikohet nga duhanpirësit që heqin maskat për të ndezur cigare, sipas Ministrisë së Brendshme. Rastet ditore me koronavirusi janë rritur ndjeshëm në Turqi, me 2,693 të infektuar në 24 orët e fundit. Ankaraja raporton vetëm numrin e atyre që shfaqin simptomat, ç’ka sipas kritikëve fsheh përmasën e vërtetë të infeksionit në vend.

Në një lajmërim kombëtar, Ministria e Brendshme deklaroi se ndalimi i duhanit synon të sigurojë që qytetarët i binden rregullave për të mbajtur maskat siç duhet në publik, për shkak se është vëzhguar që ata i ulin poshtë për të pirë cigare.

“Për këtë arsye, në mënyrë që të sigurohet se maskat janë vendosur siç duhet gjatë gjithë kohës, nga 12 Nëntori, do të vendoset një ndalim i duhan pirjes në zona si rrugë, lagje, sheshe publike dhe stacionet e autobuzave, vende ku njerëzit mund të mblidhen”, – deklaroi ministria. Më herët gjatë javës, është aplikuar një karantinë e pjesshme në disa province, përfshirë kryeqytetin Ankaranë dhe qytetin më të madh Stambollin, duke ndaluar qytetarët mbi 65 vjeç që të dalin sipër orës 10 të mbrëmjes.

Lexo po ashtu:  George Floyd do të varroset me 8 Qershor, familja kërkon paqe

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *