Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Presidenti i Turkmenistanit në nder të qenit të tij të preferuar, ka ngritur një statujë gjigande prej floriri në mes të qytetit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gurbanguly Berdymukhamedov vendosi statujën 6 metra të lartë të një qeni të rracës Alabay në kryeqytetin Ashgabat ditën e sotme.

Alabay është një varietet turkmen i qenit bari të Azisë Qendrore dhe njihet në trashëgiminë kombëtare të vendit.

Nuk është hera e parë që presidenti Berdymukhamedov ndëron këtë rracë qeni. Edhe vitin e shkuar ai i kushtoi një libër Alabayt.

Pavarësisht vlerës së madhe monetare të statujës, për shkak të materialit përbërës, Turkmenistani është një vend me popullsi mjaft të varfër. Turmenistani gjithashtu është renditur në vendin e parafundit, si shteti me mungesën me të theksuar të lirisë së medias, një vend para Koresë së Veriut.

Lexo po ashtu:  Paralajmëron Xi Jinping: Përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një kurs historik të pakthyeshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *