Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha “europianët duhet të jenë të qartë dhe të vendosur jo përpara popullit turk, por përpara qeverisë së Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan”.

“Ne kemi nevojë për të marrë një pozicion të përbashkët kur bëhet fjalë për Turqinë. Na duhet një politikë e përbashkët evropiane kur bëhet fjalë për energjinë dhe çështjet strategjike. Këto çështje nuk duhet t’i lihet vetëm NATO-s. Një pozicion i fortë i vendeve evropiane është i nevojshëm për këto çështje. Turqia nuk është më një partner në rajon”, tha Macron, i cili pretendon se Turqia ka treguar sjellje të papranueshme ndaj anijes franceze në ujërat libiane.

Në konferencën për shtyp përpara samitit të përfaqësuesve të vendeve të Evropës Juglindore, vendet anëtare të BE (Med7), që do të mbahet në Korsikë, presidenti francez shtoi se Turqia injoron të drejtat greke dhe se marrëveshjet e papranueshme janë nënshkruar me qeverinë libiane.

“Turqit janë njerëz të shkëlqyeshëm”

“Turqia po intensifikon provokimet dhe kjo nuk i shkon për shtat këtij vendi të madh. Populli turk është një popull i madh dhe meriton diçka tjetër. Ne evropianët duhet të jemi të qartë dhe të vendosur përpara qeverisë së Erdoganit, jo popullit turk. Qeveria e Erdoganit po tregon sjellje të papranueshme. Vija jonë e kuqe është e qartë: të respektohet sovraniteti i secilit anëtar të Bashkimit Evropian, të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe të dënohet çdo vendim të njëanshëm. Ne nuk duam që të rritet tensioni, por kjo nuk do të thotë që ne do të jemi pasivë”, tha Macron.

Lexo po ashtu:  Avokati i Popullit vlerëson se Qeveria diskriminoi ish-këshilltarin e Kurtit, Tienmu Ma

Ai tha se është e nevojshme të diskutohet me vendet që do të marrin pjesë në samitin e përmendur se çfarë është e nevojshme për të rivendosur dialogun me Turqinë.

“Ne duhet të përcaktojmë gjërat për të cilat jemi gati dhe ato që duam të bëjmë kur bëhet fjalë për Turqinë. Sidoqoftë, ne do të kemi parakushte që nuk mund të negociohen. Evropa duhet të paraqesë këtë pozicion të qartë. Evropa duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar”, tha Macron.

Ai shtoi se pozicioni i Francës është fiksuar muajt e fundit dhe se kjo nuk është drejt ngritjes së tensioneve.

Ministria e Jashtme turke u përgjigj se deklaratat ishin “vetëm një reflektim i dobësisë personale dhe pashpresës së Macron, në të cilin ai ka rënë”.

“Presidenti francez Macron, duke ndjekur refleksin e vjetër kolonialist, po bën edhe një herë deklarata arrogante dhe po japë mësime nga lartësia”, thuhet në deklaratën e Ankarasë, duke shtuar se “ka kaluar koha kur Franca mund të bënte çfarë të donte në të gjithë botën”.

Lexo po ashtu:  “Nuk është e vërtetë”, Reagon Grenell pas lajmit se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës.

“Macron, lojërat e ndyra të të cilit ne i kemi shkatërruar dhe prishur të gjitha planet dinake të politikës së jashtme, tani po sulmon me zemërim Turqinë dhe presidentin tonë.”

“Presidenti ynë është një nga udhëheqësit e zgjedhur në detyrë me mbështetjen më të madhe të votuesve në Evropë dhe ai gjithmonë e ka patur forcën nga populli turk. Populli dhe qeveria turke kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë të bashkuar kundër sulmeve të tilla”, tha deklarata.

Duke theksuar se “Macron nuk është një njeri që mund të vendosë kufij detarë në Mesdhe ose ndonjë rajon tjetër të botës”, deklarata e Ankarasë thekson më tej se Franca duhet të jetë “një mbështetëse e dialogut dhe marrëveshjes, dhe jo të angazhohet në mbështetje të verbër për Greqinë dhe Qipron Jugore, të cilat e kanë bërë BE-në të jetë peng të interesave të tyre mendjengushta dhe dritëshkurtra me nxitje të njëanshme“.

“Kjo është diktuar nga vlerat evropiane dhe aleanca jonë në NATO. Me një qëndrim individual dhe nacionalist, Presidenti i Francës inkurajon tensionet dhe vë në rrezik interesat e mëdha të Evropës dhe BE. Franca, e cila nuk ka kufi në Mesdheun lindor dhe ende drejtohet nga mentaliteti kolonial, nuk ka asnjë bazë për një sulm ndaj politikës së jashtme të Turqisë, e cila është provuar të jetë aleate, e sinqertë, bashkëpunuese, njerëzore dhe aktive. Ne ia lëmë popullit francez të vlerësojë situatën në të cilën ka rënë Macron, duke humbur gjithnjë e më shumë mbështetjen e publikut në Francë”, përfundon deklaratë.

Lexo po ashtu:  Flet anarkisti Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *