Kërkoj nga Martin Vulaj të bëj publike marrdhënien kontraktuale si avokat i marrëveshjeve të mundshme anësore për kontrollë dhe menagjim të resurseve të Trepçës, Ujmanit dhe përgjithësisht të “mbështjellura” me kinse pako financiare ekonomike të cilat duan të i prezentojnë si ndihmë për zhvillim ekonomik e ku janë të përfshirë edhe ata që kanë zhytur Kosovën në krim e korrupcion qe 20 vite, por edhe e kanë lënë Kosovën e ndarë, Luginën në zbrazje e varfëri edhe Shqiptarët e Maqedonisë Veriore pazar për kusuritje.

Me 2 Shtator nuk mund të këtë marrëveshje që e bën Kosovën më të varfër dhe më të mashtruar se që ka qenë deri tani ndryshe pse nuk u zhvilluam qe 20 vite të ndihmës ndërkombëtare dhe ardhjes së pakove financiare dhe “ekspertëve” të panumërt. Sot paskan gjetur formulën e zhvillimit!?!?

Kosova për 20 vite u varfërua, u bë me më pak njerezëz e më pak demokratike, më pak ligj e më pak shtet, edhe më pak media të mirëfillta e etike.

U bombarduam me gënjeshtra për të mos e parë e ndëgjuar të vërtetën. Rrëzuan qeverinë legjitime për të krijuar një qeveri puthadorësh dhe servile e kuislinge. Kjo qeveri është e rrezikshme për interesin kombëtar. Në Amerikë ka zgjedhje dhe Demokratët dhe një pjesë e madhe e Republikanëve e konsiderojnë këtë administratë jo të duhur për SHBA dhe poashtu joserioze ndaj vatrave të krizës dhe konfliktet e hapura.

Lexo po ashtu:  Si është e vërteta? Ngatërresa e Makron me pezullimin e vizave. Rama ngazëllehet

Kosova i respekton miqt por duhet së pari të respektoj veten dhe qytetarët e saj.

Hoti duhet ta vendos gishtin në kokë bashkë me ata që po fërkojnë duart për tu bërë milionerë mbrenda natës dhe të bëhen bashkë me milionerët që po shpërlajnë milionat e vjedhura e që sa herë ju duhet, lëshojnë zhurmën e yellow press-it për të zhvendosur vëmendjen nga e vërteta.

Zgjedhjet nuk kanë alternativë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *