E mërzitur nga jeta monotone me bashkëshortin, një grua ka rrëfyër për Tabloidin e njohur Britanik, “The Sun” se vendosi të bënte diçka më ndryshe në jetën e saj. Ajo kishte kohë që nuk ndiente dashuri për partnerin por nuk kishte vendosur ende për divorc pasi kishte një djalë 6-vjeçar të cilin nuk donte ta lëndonte. Një ditë ajo vendosi që në orët e darkës kur i biri flinte gjumë, të shkonte dhe të merrej disa orë me not për të çliruar mërzinë dhe stresin”.

Pikërisht në pishinën që ajo shkonte takoi edhe djalin me të cilin ra në dashuri… e që tani është shtatzënë dhe pret një fëmijë me të, por problem qëndron se ajo është ende e martuar dhe bashkëshorti i saj nuk është në dijeni të tradhtisë së saj.

Menduat se kjo është më e keqja?! Ka edhe më shumë i dashuri i saj nuk e di që ajo është e martuar dhe që ka një djalë me bashkëshortin e saj. E gjendur në situatë mjaft të vështirë dhe të komplikuar ajo i është drejtuar psikologes Deidre, duke ‘i qarë hallin’ e duke i kërkuar një këshillë.

Lexo po ashtu:  Në cilën moshë femrat kanë impuls të shtuar seksual

E dashur Deidre:

Kam ngecur në një udhëkryq e nuk di më se si të dal. Unë jam 29 vjeçe dhe jam e martuar pre 11 vitesh e nga kjo martesë kam një djalë 6 vjeç.

Unë dhe bashkëshorti im kemi shumë kohë që nuk shkojmë mirë me njëri-tjetrin dhe unë kam filluar të mos ndjej më dashuri për të. Kam tentuar disa herë të ndahem por sa herë ia kam shprehur ai më ka bërë të ndihem fajtore dhe të mendoj se sa dëm do t’i bëj tim biri.

Kjo ka qenë arsyeja që unë e kam shtyrë ndarjen dhe jam mbyllur në vetvete… Para një viti vendosa që të merresha me një lloj aktiviteti fizik për të çliruar veten nga stresi dhe mërzia. Zgjodha që të shkoja të notoja për disa orë në darkë, kur im biri flinte gjumë. Në pishinën që shkoja sigurisht kishte edhe persona të tjerë.

Një ditë një djalë rreth të 30-ve me shtynë pa dashje dhe më pas më kërkon falje. Ai ishte shumë i bukur dhe të gjitha femrat që ishin aty e kishin qejf. Pasi filluam të flisnim pak ai më ftoi për të pirë diçka në mënyrë që të shlyente ‘dëmin’ që më shkaktoi.

Lexo po ashtu:  Revista gjermane publikon sondazhin befasues: Ja sa gjatë mund të durojë një femër pa bërë seks

Pranova dhe shkuam në një lokal. Nuk vonoi dhe ai më ftoi në apartamentin e tij e pasi shkuam bëmë seks, ai ishte më i mrekullueshmi që kisha përjetuar ndonjëherë.

Kështu nisi historia jonë dhe rregullisht takoheshim në apartamentin e ti pas notit. Unë kam rënë në dashuri me të dhe ai më thotë të njëjtën gjë duke më kërkuar madje që të shkoj dhe të jetoj në shtëpinë e tij dhe të krijojmë një familje. Por duket se familja është gati…unë kam zbuluar që jam shtatzënë dhe pres fëmijën e tij.

Por ka një problem shumë të madh! I dashuri im nuk e di që unë jam e martuar e që kam një djalë. Ai mendon se unë jam beqare dhe jetoj në shtëpinë e prindërve të mi.

Nuk i kam thënë ende për shtatzëninë pasi nuk di se çfarë të bëj, ndërkohë që nga ana tjetër burri ka filluar të ketë dyshime pasi më pa që kisha filluar të kisha shqetësimet e shtatzënisë dhe ai e di që nuk e kam me të pasi kemi muaj të tërë që nuk bëjmë seks…”

Lexo po ashtu:  Rrëfimi erotik: E refuzova për seks, ja gjëja tronditëse që më bëri fqinja ime

Letra e Deidres:

Ju duhet ti tregoni të dashurit tuaj të vërteten sa nuk është bërë vonë për të dy palët.

Pastaj pa e mbyllur një lidhje nuk mundesh ta vazhdosh një lidhje tjetër. Gratë mund të fshehin çdo gjë në jetë, por nuk munden ta fshehin shtatzëninë dhe fëmijën. Këto janë dy gjëra që deshtë apo nuk deshtë merren vesh, andaj ndaje mendjen dhe vendos sa nuk është bërë vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *