Ka shumë sugjerime se kur të rezervoni fluturimet për çmimin më të ulët. Sipas, Google Flight, historikisht, ka qenë më lirë të fluturosh në mes të javës sesa në fundjavë – veçanërisht të dielave. Mesatarisht, fluturimet që nisen të hënën, të martën ose të mërkurën kanë qenë 12% më të lira se nisjet e fundjavës.

Pra tre ditët e para të javës mund të na sigurojnë fluturime më të përballueshme ndërsa nëse rezervoni të shtunën ose të dielën do të paguani më shumë.
Gjithashtu shmangni rezervimet e minutës së fundit.

Është e vetëkuptueshme, por të presësh deri në minutën e fundit për të rezervuar një fluturim do të thotë që ka më shumë gjasa të paguash çmimet më të larta. Për më tepër, nuk do të keni oraret më të mira të nisjes ose zgjedhjen e vendeve.

Lexo po ashtu:  Hidhen dy bomba para Ambasadës së Shqipërisë në Beograd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *