Udhëtimi në kohë nuk është më paradoks. Shumë filma janë prodhuar për këtë temë. Shumë shkencëtarë ende ngacmohen nga ideja e udhëtimit në kohë dhe pavarësisht se ende nuk kanë diçka konkrete, teoritë janë të pafundme.

Në industrinë kinematografike, ngrihen pikëpyetje pasi thyhet rregulli kryesor i universit, ku shumë ngjarje thjesht nuk do të ndodhnin më dhe për pasojë do ndryshohej e ardhmja.

Por duket se një student i fizikës në universitetin e Queensland, Australi, ka zbuluar se si ta bëjë të vlefshme formulën e udhëtimit në kohë pa paradokse.

“Sipas dinamikës klasike, nëse di një gjendje sistemi në një kohë të caktuar, mund të zbulosh gjithë historinë e këtij sistemi. Sidoqoftë, teoria e relativitetit nga Ajnshtajni, parashikon ekzistencën e përsëritjes kohore dhe udhëtimit në kohë, ku një ngjarje ndodh paralelisht në të shkuarën dhe të ardhmen”, tha Germain Tobar.

Sipas përllogaritjeve matematikore të tij, shtrirja kohore mund të përshtatet me vetveten dhe të shmangë paradokset. Për shembull, nëse një udhëtar në kohë shkon në të shkuarën për të ndaluar një sëmundje të përhapet dhe ky mision rezulton i suksesshëm, ky udhëtar nuk do të kishte më sëmundje për të luftuar kur të kthehej në të tashmen.

Lexo po ashtu:  Revista “Times” përfshin gjyshen nga India në listën e personave më me ndikim për vitin 2020

Por, Tobar thotë se “sëmundja” përsëri do gjente një mënyrë për t’u shfaqur, nga një rrugë tjetër, apo metodë tjetër dhe për pasojë hedh poshtë paradoksin që karakterizon këtë teori. Me fjalë të tjera, një udhëtar në kohë mund të lëvizë, por me kufizime në mënyrë që të mos krijojë kontradikta dhe të mos përfshihet në situata që ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *