Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i bëri thirrje deputetëve që të kalojnë një ligj që “zhvesh” oligarkët nga pushteti dhe influenca politike, persona që kanë mbizotëruar në vend për dekada. Aleatët e Ukrainës dhe vende të tjera e kanë kritikuar vazhdimisht për mos frenimin e biznesmenëve të pasur, shume prej të cilëve zotërojnë televizione, që formojnë politika në prapaskenë.

Ligji i propozuar, që do të jetë në fuqi për 10 vite, duhet të jetë hapi i parë drejt zhdukjes së sistemit oligark. Sipas një deklarate të zyrës së Zelenskiy.

Nën këtë ligj, personat që përkufizohen si oligark, do të regjistrohen si të tillë dhe do ndalohen nga financimi i partive politike dhe marrja pjesë në privatizime, ndërkohë që do të duhet të dorëzojnë një deklaratë vjetore të të ardhurave. Mediat lokale kanë spekuluar se 10 apo më shumë ukrainas mund të përkufizohen të tillë, përfshirë Ihor Kolomoisky, pronarin kanalit televiziv 1+1, që i dha ish-komedianit Zelenskiy një platformë të fuqishme gjatë rritjes së tij meteorike drejt presidencës me një biletë të anti-korrupsionit në vitin 2019. Parlamenti, ku deputetët pro-Zelenskiyt kanë një shumicë, është zgjedhur në të njëjtin vit.

Lexo po ashtu:  Alarmon Microsoft: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të ndërhyjnë në fushatën presidenciale amerikane

Nuk është ende e qartë se kur do të debatohet dhe votohet ligji, që zyra e presidentit e klasifikoi si urgjente. Projektligji do t’i kërkojë gjithashtu autoriteteve, përfshirë presidentin, kryeministrin, kryetarin e bankës qendrore, deputetëve, zyrtarëve të lartë të ushtrisë e të tjerë, që të dorëzojnë një deklaratë pas çdo kontakti me oligarkët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *