Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i bëri thirrje deputetëve që të kalojnë një ligj që “zhvesh” oligarkët nga pushteti dhe influenca politike, persona që kanë mbizotëruar në vend për dekada. Aleatët e Ukrainës dhe vende të tjera e kanë kritikuar vazhdimisht për mos frenimin e biznesmenëve të pasur, shume prej të cilëve zotërojnë televizione, që formojnë politika në prapaskenë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ligji i propozuar, që do të jetë në fuqi për 10 vite, duhet të jetë hapi i parë drejt zhdukjes së sistemit oligark. Sipas një deklarate të zyrës së Zelenskiy.

Nën këtë ligj, personat që përkufizohen si oligark, do të regjistrohen si të tillë dhe do ndalohen nga financimi i partive politike dhe marrja pjesë në privatizime, ndërkohë që do të duhet të dorëzojnë një deklaratë vjetore të të ardhurave. Mediat lokale kanë spekuluar se 10 apo më shumë ukrainas mund të përkufizohen të tillë, përfshirë Ihor Kolomoisky, pronarin kanalit televiziv 1+1, që i dha ish-komedianit Zelenskiy një platformë të fuqishme gjatë rritjes së tij meteorike drejt presidencës me një biletë të anti-korrupsionit në vitin 2019. Parlamenti, ku deputetët pro-Zelenskiyt kanë një shumicë, është zgjedhur në të njëjtin vit.

Nuk është ende e qartë se kur do të debatohet dhe votohet ligji, që zyra e presidentit e klasifikoi si urgjente. Projektligji do t’i kërkojë gjithashtu autoriteteve, përfshirë presidentin, kryeministrin, kryetarin e bankës qendrore, deputetëve, zyrtarëve të lartë të ushtrisë e të tjerë, që të dorëzojnë një deklaratë pas çdo kontakti me oligarkët.

Lexo po ashtu:  MekuliPress apelon, Vazhdoni vetregjistrimin - Deri tani janë regjistruar 130.009 mërgimtarë - Regjistrimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në mërgatë do të diktojë atë se çka do të ndodhë në 20 vitet e ardhshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *