Nga Steven Philip Kramer

National Interest

Filozofi francez Michel de Montaigne tha dikur me ironi:”Gjatë jetës time kam parë lindjen e disa mrekullive. Edhe ne kemi qenë dëshmitarë të disa pikave të kthesës në historitë një mrekullie, por dhe të një sulmi djallëzor, pas së cilës na u tha se asgjë nuk do të ishte më njëlloj: fundi i Luftës së Ftohtë, dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Hegeli kishte të drejtë, bufi i Minervës fluturon vetëm pas perëndimit të Diellit. Duhet shumë kohë për të vlerësuar kuptimin historik të ngjarjeve të tilla. 11 shtatori, reagimi amerikan dhe pasojat e tij, duket të jenë të njëpasnjëshme. Në aspektin gjeostrategjik, fundi i Luftës së Ftohtë, ishte shumë më i rëndësishëm.

Megjithatë, edhe ajo periudhë rezultoi të ishte kalimtare, pasi çështjet që supozohet se ishin zgjidhur nga fundi i Luftës së Ftohtë, janë rihapur me dhunë nga pushtimi rus i Ukrainës.Tani jemi përballë pyetjes të frikshme, të cilës do të na duhen vite që t’i japim përgjigje.

Me çfarë lloj Rusie do të përballemi pas pushtimit të Ukrainës? Cili do të jetë shtrirja e saj në Evropë? A do të shkojë Evropa drejt një uniteti më të madh, madje edhe fushën e mbrojtjes? Si do të kundërpërgjigjet Kina, dhe cili do të jetë roli i saj në një mjedis ndërkombëtar të ndryshuar?

Kufijtë e Rusisë janë rrudhur dhe zgjeruar përgjatë shekujve. Herë pas here, shtetet perëndimore kanë sulmuar, dhe nganjëherë kanë pasur frikë nga “lokomotiva ruse”.

Por Rusia e ka pasur zakonisht të vështirë me mobilizimin efektiv të forcave të saj. Ajo ka qenë më e aftë në luftën mbrojtëse, duke mposhtur Karlin XII të Suedisë, NapoleonBonapartin dhe Adolf Hitlerin, me ndihmën e gjeneralit DimërPor ka dështuar në raste të tjera, dhe dështimet e saj kanë shkaktuar shpesh kriza të brendshme.

Kështu Lufta e Krimesë çoi në fundin e bujkrobërisë. Lufta e viteve 1904-1905 kundër Japonisë, solli një revolucion. Ndërsa Lufta e Parë Botërore rënien e regjimit carist. Në të tria rastet, Rusia ishte e keq-përgatitur, kishte një ushtri të prapambetur dhe ndonjëherë të korruptuar, si dhe një udhëheqje politike autoritare, por të paaftë.

Lexo po ashtu:  Për me shkrue zotni n’gazeta, Duhet shkruesi t’ jete ma parë, Njeri i ndershem e atdhetar...

Pra rezultoi të ishte shumë më e dobët nga sa dukej. Si rezultat i luftës, kufijtë e saj territorialë u rrudhën. Për shembull, pas Luftës së Parë Botërore, Polonia u rikrijua kryesisht në kurriz të territorit rus, siç ndodhi edhe me shtetet baltike. Pas shembjes së komunizmit, republikat sovjetike u bënë të pavarura.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik ,dhe sidomos dekadën e fundit, Rusia e ka rikthyer ndikimin e saj në republikat e vjetra sovjetike. Disa nga këto shtete ishin shumë pak funksionale. Disa ishin diktatura jopopullore, të tjerat kishin mosmarrëveshje me fqinjët e tyre, dhe disa të tjera përballeshin me kundërshtimin e pakicave etnike.

Rusia ndërhyri për të shpëtuar Aleksandër Lukashenkon nga populli i tij, duke e shndërruarBjellorusinë në një feud të tij. Putin bëri të njëjtën gjë për regjimin kazak. “Mbrojti” osetëtdhe abkazët për të dëmtuar Gjeorgjinë, e cila kishte anuar shumë drejt SHBA-së; dhe dërgoi forcat e saj “paqeruajtëse” në një rajon të kontestuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Por Rusia ndërhyri edhe në pjesë të tjera të botës si Libi, Afrikën SubSahariane dhe Siri, duke përjetuar pak dëme anësore. Ndoshta më e rëndësishmja:pushtoi Krimenë dhe pjesë të Donbasit në vitin 2014 me një kosto të vogël nga Perëndimi. Ai mosndëshkim, duhet ta ketë bindur Putinin se mund t’ia hidhte paq edhe duke sulmuar të gjithë Ukrainën.

Por këtë herë gjërat shkuan ndryshe. Sido që të jetë rezultati përfundimtar i luftës në Ukrainë, Rusia e ka treguar veten shumë më pak se sa një fuqi e madhe. Kontrolli total i Putinit mbi shtetin rus nuk i jep atij alibi për dështimin, për mungesën e një strategjie të mirë-menduar dhe për përgatitjen e dobët ushtarake. Është e habitshme se si Ukraina është treguar shumë më e sofistikuar sesa Rusia në strategjinë, taktikat dhe armatimin e saj.

Lexo po ashtu:  Sokrati i përçmonte kënaqësitë e shqisave, edhe pse ishte i ngazëllyer nga bukuria fizike

Bombardimet si formë terrori ndaj qyteteve dhe civilëve, nuk do të bindin askënd për aftësitë e Rusisë. As përdorimi i armëve kimike apo bërthamore, nuk do ta shpëtonte reputacionin e Moskës. Disa javë më parë, në fillim të Lojërave Olimpike Dimërore, Rusia mund të pretendonte se është një fuqi e madhe e barabartë në marrëdhëniet e saj me Kinën.

Tani ajo duket më shumë si një vasale e mundshme e Kinës. Ekonomia dhe sistemi financiar rus janë shkatërruar. Rusia ka ngjallur përbuzje në arenën ndërkombëtare. Edhe nëse fitonnë Ukrainë, ajo ka humbur në të gjitha aspektet e tjera. Por Rusia nuk do të zhduket, dhe as nuk do të pushojë së qeni një problem.

Përvoja nuk na jep besim se ajo do të ndryshojë në diçka më të mirë. Ajo që ka ndryshuar,është se Evropa është zgjuar nga ëndrra e saj për një botë paqësore të bazuar në sundimin e ligjit, dhe është rikthyer në një botë të “gjakut dhe hekurit”Është rikthyer në një botë, në të cilën NATO dhe Shtetet e Bashkuara janë ende thelbësore.

Megjithatë bazuar në veprimet e fundit të qeverisë gjermane, është e mundur të imagjinohet se Evropa s’do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të bëhet plotësisht një fuqi e madhe, sepse në një botë të dhunshme dhe me një fqinj të rrezikshëm si Rusia, dhe me një Amerikë që dëshiron ta kthejë vëmendjen kryesore në Azi, Evropa duhet të jetë në gjendje të mbrohet.

Modalitetet e një Evrope të tillë duhen ende të përpunohen, por për herë të parë ndryshimi duket i sigurt. Gjatë gjithë epokës moderne, Evropa ishte një kontinent i armatosur rëndë dhe i militarizuar, por ushtritë e saj ishin përballur me njëra-tjetrën. Tani ajo mund të rikthehet ndjekjes  pushtetit, por e bashkuar. Dhe kjo do të ishte diçka e re.

Lexo po ashtu:  Drejtori i gazetës “Shqipëtari” Dervish Hima për Le Figaro (1912): “Do të përpiqemi të mbrojmë kufijtë tanë të pushtuar në veri dhe jug."

Një tjetër element i ri mund të jetë ndikimi i krizës së Ukrainës në politikën energjetike. Ajomund të katalizojë përpjekjet e Evropës për burimet e rinovueshme të energjisëBE-ja e ka njohur prej disa kohësh nevojën e kalimit në forma të reja të energjisë, por gazi dhe nafta ruse ishin shumë të përshtatshme dhe me një kosto të lirë.

A mund të imagjinohet që Evropa të mbetet e varur energjitikisht nga një Rusi e rrezikshme? Vështirë! Në fillimne duhet të kërkojmë burime të tjera të karburanteve fosile për të zëvendësuar naftën dhe gazin rus.

Por do të ketë me siguri një përplasje midis domosdoshmërisë për të plotësuar nevojatenergjetike, dhe dëshirës së unionit për të zbutur ndryshimet klimatike:energjitë alternative në një shkallë të gjerë, dhe ndoshta ato bërthamore. Ashtu si sektori i mbrojtjesedhe energjia do të kërkojë më shumë Evropë”.

Ndërkohë, kriza e Ukrainës, paraqet një sfidë të madhe për Kinën. Nuk ka asnjë dyshim se Pekini do të perceptojë disa përfitime politike afatshkurta nga zhvendosja e vëmendjes së SHBA-së dhe botës. Nëse Kina mbetet e fiksuar pas rivalitetit  saj me Shtetet e Bashkuara, ajo mund të mbështesë Rusinë.

Por dyshohet se Kina mendon në terma afatgjatë. Rusia po dështon në Ukrainë, dhe e ka dëmtuar rëndë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Nëse Kina dëshiron që të distancohet nga Putindhe ta paraqesë veten si një fuqi globale e mirë, ajo duhet që të ndihmojë në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje të konfliktit.

Duke vepruar për interesat e veta, Kina mund të lehtësojë një zgjidhje për krizën e Ukrainës. Kjo mund të inkurajojë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të marrin në konsideratë një përmirësim të raporteve dypalëshe. Kjo do të sillte ndodhjen e të paktën një mrekullie në kohën tonë!

Shënim:Steven Philip Kramer, anëtar i Qendrës së Studimeve Ndërkombëtare WoodroWilson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *