Nga Umberto Eco
“Është një marrëzi e vërtetë të mendohet se duhet t’i lexojmë të gjithë librat që blejmë, njëlloj sikurse është gjithaq marrëzi të qortohet dikush që blen më shumë libra seç mundet mirëfilli të lexojë.
Kjo është pak a shumë sikur të thuash se duhen përdorur tërë lugët e pirunjtë, gjithë gotat, kaçavidat apo gozhdët që paskemi blerë, përpara se të blejmë më tutje të reja syresh.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gjithsesi në jetë ka gjithmonë gjëra që është e udhës t’i kemi me shumicë të stivuara, paçka se pak prej tyre do t’i përdorim ndërkaq. Nëse, për shembull, i konsiderojmë librat si barnat mjekësore, vetëkuptohet rrjedhimisht se nevojitet të kemi shumë syresh, pak kurrsesi; kur duam të ndihemi mirë, atëherë shkojmë në “raftin e barnave letrare” dhe zgjedhim një libër sipas ëndjes.
Aspak një libër rastësor, por librin e duhur për gjendjen tonë shpirtërore. Prandaj nevojitet të kemi përherë larmi të theksuar librash në shtëpi. Kush blen një libër, e lexon veç atë libër, pastaj e flak tutje, ngaqë mban një qëndrim konsumist nga libri, duke e cilësuar librin si produkt konsumi thelbësisht, njëfarë malli pikërisht. Kurse dikush që e do librin mirëfilli, e di fort mirë se libri është gjithçka, përveç mallit të rëndomtë”.
Përktheu: Elvi Sidheri




