Përshëndetje, unë jam Kapitalizmi!
I rrita vajzat tuaja të vogla me kukulla Barbi,pse çuditeni sot kur ju kërkojne para përoperacion estetik?
Krijova një industri të pafund për interesat emia…
E arrita atë që doja, tashmë shumica e vajzave 17-vjeçare nuk jane të kënaquara me pamjen e tyre të jashtme.
Unë jam Kapitalizmi!
Mjafton që një grua të shfletojë vetëm 15 minuta një revistë mode, që të mos e pëlqejë më trupin e saj.
Unë jam Kapitalizmi dhe e kam ndryshuar aq shumë këndvështrimin tuaj saqë historia e jetës së një CEO-je hajdut, mund t’iu duket
një “histori suksesi dhe vullneti”.

Unë jam Kapitalizmi dhe s’kam aspak frikë të mundem në një botë ku mesatarja e njerëzve shikon Televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër dhe kinema.
Unë jam Kapitalizmi dhe patjetër që Steve Xhobs ishte dikush shumë i rëndësishëm, në fakt ishte shumë i zoti për të bërë punëtorët me pagë të ulët në vendet e Botës së Tretë, të prodhonin makineri që i nevojiten vetëm 1%- shit.
Patjetër që të gjithë kapitalistët do të flasin si të ishin “shenjtorë”, fiks si Bill Gejtsi, një shenjtor që jeton në një shtëpi 66.000 m2,
150 milion dollarëhe.
Unë jam Kapitalizmi dhe për shkakun tim anembanë gëlojnë kushurinjtë që marrin gjak për sherre trashëgimie. Ndërkohë që çdo vit vdesin 20 milion fëmijë nga uria, ju derdhni djersë për të shkrirë dhjamërat mbi shiritat e vrapit.
Unë jam Kapitalizmi dhe falë meje në botë ekzistojnë 600 milion obezë dhe 1.4 miliard njerëz të uritur!
Unë jam Kapitalizmi dhe një bujk që prodhon kafe për Starbucks për të blerë një gotë kafe nga aty, duhet të punojë tre ditë!
Unë jam kapitalizmi dhe “ekonomia e tregut të lirë” është gënjeshtra më e madhe në botë.

Lexo po ashtu:  “U nxituam”, Safet Gjici kërkon falje për heqjen e titullit për Veton Surroin

Unë jam Kapitalizmi dhe 24% e amerikanëve thonë se janë gati të mohojnë familjet e tyre, nëse do t’iu duhej për t’u bërë miliarderë.
Unë jam Kapitalizmi dhë u bëj thirrje grave:
“Ju lutem vraponi për tek Victoria Secret, pa e sjellë ndërmend se jeni kthyer në një objekt, ju garantoj se do të bëheni shumë të lumtura kur të blini 80 dollarë një palë të brendshme sa një pëllëmbë!
Unë jam Kapitalizmi dhe kalova në ekstazë nga kënaqesia kur dëgjova se një fëmijë 15 vjeçar shiti veshkën, për të blerë iPad.
Unë jam Kapitalizmi dhe Madonna vetëm në Londër ka 8 shtëpi, në madhësi për të strehuar 600 të pastrehë.
Unë jam Kapitalizmi dhe ju vdisni për xhevahire, në İndi 1 milion veta i prodhojne ato xhevaire duke marrë 1.2 dollarë në ditë. E bëra botën të besojë se bjondet janë më të bukura, prandaj në kontinentin e Azisë 300 milion gra përdorin rregullisht shampo zbardhuese.

Unë jam Kapitalizmi dhe 64% e atyre yjeve të Hollivudit, të cilit ju i keni idhuj, janë të varura nga kokaina.
Unë jam Kapitalizmi dhe ndërkohë që 20 milionë fëmijë vdesin nga uria në vit, juve ju vjen turp të vishni të njëjtën këmishë dy herë në javë.
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kuptoheni tashmë që e vetmja perëndi që adhuroni, jam unë!
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kur myslimanët falen në hotolet me 5 yje, me pamje nga Kabe-ja.
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kur gjithë bota e “feston” festën e Krishterë të Krishtlindjeve, thjesht për të bërë shoping e për t’u argëtuar mes shpenzimesh?
Unë jam Kapitalizmi dhe përsëri ia arrita!
I bëra gratë të besojnë se s’kanë asgjë për të veshur, pavarësisht se i kane dollapet deri në grykë me rroba, lloj e soj. 50% e popullsise së botës, zotëron vetëm 1% të burimeve dhe pasurive. 1% e popullsisë së botës zotëron 50% të
burimeve dhe pasurive botërore.

Lexo po ashtu:  Bill Gates nxjerr një plan që mund të ndihmojë ShBA-në në këtë pandemi

Unë jam Kapitalizmi dhe bankieret janë bijtë e mi. Edhe diçka të fundit, shtetet ku ju jetoni janë komiteti ekzekutiv i punëve të mia.
Sinqerisht, juaji, K A P I T A L I Z M I. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *