Në Kos të Matit gjendet një kryevepër njerëzore e shek. XVIII, ura e Vashës, e stolisur me kalldrëm dhe që varet mbi lumin Mat me një hark gjysëm rrethor.

Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë që shoqërohet nga një shpat malor.

Metoda e ndërtimit të urës është me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese. Gjatësia e urës është 11m, lartësia e saj nga sipërfaqja e ujit është 7m, gjerësia 2.8 m dhe largësia mes dy këmbëve është 7m.

Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gëlqere dhe rasa guri. Ura e Vashës ndodhet, 200 m  nga rruga e Arbrit e cila u ndërtua si vepër bamirësie nga familja, Skura. Ura vizitohet nga shumë turistë shqiptare e të huaj dhe është një nga pasurit e trashëguara të kësaj treve,

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kancelari gjerman: Rusët sulmojnë shkolla dhe spitale, jemi pa fjalë! Armëpushimi i domosdoshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *