Shumë studiues dhe doktorë në të gjithë botën bien dakort se një dietë ushqimore me bazë bimore siguron shumë përfitime. Është e lidhur me uljen e inflamacionit në trup dhe parandalimin e sëmundjeve. Por shumë njerëz janë të shqetësuar se një dietë me bazë bimore nuk siguron proteinat e mjaftueshme, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme që furnizon trupin me energji  dhe është një përbërës thelbësor në ndërtimin e indeve të trupit.

Sasia minimale e rekomanduar e proteinave për një jetë sedentare, është 56 gram për meshkujt dhe 46 gram për femrat, por kjo sasi mund të rritet duke u ndikuar nga faktorë si niveli i aktivitetit fizik, shëndeti i përgjithshëm dhe mosha.

Kështu nëse doni të hani më shumë ushqime me bazë bimore por jeni të shqetësuar për proteinat, ja disa ushqime me bazë bimore që kanë përmbajtje të lartë proteinike:

  • Farat

Edhe pse farat janë të vogla, ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme proteinash. Shtoni fara liri në pijen tuaj, fara susami në bukë apo sallatë, ose hani fara luledielli, të gjitha do ju sigurojnë proteina. Një filxhan me fara kungulli përmban 12 gram protein dhe disa lugë fara kërpi përmbajnë 11 gram proteina.

  • Kuinoa
Lexo po ashtu:  Kina gati vaksinën për koronavirusin: Është testuar dhe ka dhënë rezultat

Për kuinoan ekziston një debat nëse është bën pjesë tek perimet apo drithërat. Por, sido që të vendosni ta quani atë, kuinoa është një ushqim që përmban shumë proteina, me më shumë se 8 gram për një filaxhan me kuinoa të gatuara.

  • Thjerrëzat

Thjerrëzat mund t’i gatuani në shumë mënyra dhe janë shumë të shijshme. Një filxhan thjerrëza përmban rreth 17 gram proteina.

  • Fasulet

Edhe fasulet ashtu si thjerrëzat janë shumë të shijshme dhe përmajnë sasi të konsiderueshme proteinash. Ato sigurojnë rreth 35% të sasisë ditore të rekomanduar të proteinave.

  • Arrat

Arrat sigurojnë si proteina edhe yndyrna të shëndetshme. Një gjysmë filxhani arra përmban rreth 15 gram proteina.

  • Bizelet

Perimet duhet të jenë një prioritet në çdo dietë. Bizelet mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe përmbajnë rreth 8 gram proteina për filxhan.

Burimi: Inhabitat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *