Gjatë kësaj periudhe në karantinë, dashje pa dashje shumë njerëz kanë rënë në depresion. Por ajo që tani ju mbetet për të mësuar është sesi ta luftoni atë. Më poshtë ju sjellim 5 ushqime të shëndetshme që do ju ndihmojnë shumë.

Tërshëra

Fibra është thelbësore për balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Tërshëra ekulibron nivelin e sheqerit dhe insulinës, të cilat mbrojnë trurin nga efektet e dëmshme.

Arrat dhe bajamet

Arrat luftojnë depresionin pasi janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat janë thelbësore për funksionimin e trurit. Studimet tregojnë se nivele të ulëta të omega-3 çojnë në depresion. Gjithashtu, arrat përmirësojnë përqendrimin dhe kujtesën.

Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Për më tepër, stimulon prodhimin e serotoninës në tru, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon kortizolin. Sigurohuni që çokollata të përmbajë të paktën 75% kakao!

Bananet

Bananet janë të pasura me magnez, dhe ato ndihmojnë për të përballuar stresin, depresionin dhe ankthin.

Lexo po ashtu:  9 gjërat që tregojnë haptazi se keni filluar të bëheni njeri i keq

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me antioksidantë që luftojnë depresionin. Gjithashtu gjethet e gjelbërta ju ndihmojnë në lirimin e dopaminës neurotransmetuese, e cila përmirëson gjendjen tuaj emocionale!

Ushqimet që ju duhet të shmangni janë: kafeja, alkooli, sheqeri dhe pijet joalkoolike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *