Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur të dielën, disa dite pas Samitit të Berlinit për të dërguar një porosi. Ai këtë e ka bërë në stilin e tij.

Fillimisht ka lajmëruar se në Serbi do të shkojë një investitor perëndimor në fushen e “Hi -Tech” ku ka thënë se do të punojnë njerëzit më të shkolluar të Serbisë. Pastaj në intervistën për Televizionin Pink ka folur edhe për Kosovën duke thënë se ideja e tij për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore. “Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë a priori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiq.

” Cila ëshre zgjidhja tash, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin” ka thënë Vuçiq. Si zakonisht ai ka vazhduar përplasjet me opozitën në Serbi duke i goditur ata për faktin që e kanë penguar të  “nxjerrë diçka pët popullin e saj”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Me doktoraturë e magjistraturë detyrohet ta lëshoj Kosovën: Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *