Vaksina Sputnik V e Rusisë është 92% efektive në mbrojtjten e njerëzve nga Covid-19, sipas fondit Sovran të vendit, që citon rezultatet e provave, ndërkohë që Moska përpiqet të garojë me kompanitë perëndimore. Rezultatet fillestare janë të dytat të publikuara nga një fazë përfundimtare tek njerëzit. Kjo e fundit u bazua në të dhënat e 16,000 pjesëmarrësve të parë që morën të dy injeksionet e vaksinës me 2 doza. “Po themi, bazuar tek të dhënat, se kemi një vaksinë shumë efektive”, – tha kreu i fondit Sovran, Kirill Dmitriev.

Analiza u ndërmor pasi 20 pjesëmarrës në provë zhvilluan Covid-19 dhe u vlerësua sa persona kishin marrë vaksinën kundër një efekti placebo. Kjo është shumë më e ulët se 94 infeksione në provën e vaksinës që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech.

Për të konfirmuar normën e efektshmërisë, Pfizer ka thënë se do vazhdojë provën deri sat ë ketë 164 raste me Covid-19. Autoritetet bëjnë të ditur se prova e Rusisë do të vazhdojë për 6 muaj të tjerë dhe të dhënat nga studimi do të publikohen në revistat mjekësore ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Nuk heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit

Lajmi i Rusisë vjen pas rezultateve të Pfizer ditën e Hënë, që vaksina është mbi 90% efektive. Shkencëtarët kanë ngritur dyshime mbi shpejtësinë nën të cilën Moska po punon, duke dhënë miratim rregullator dhe program të vaksinimit në masë, pa përfunduar provat e plota të sigurisë. Norma e efektshmërisë nënkupton se shanset që dikush të marrë Covid-19 janë 92% më të ulëta tek ata që janë vaksinuar me Sputnik V.

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *