Nga Mark Siegel

Pikërisht kur po dukej sikur çështjet e shëndetit publik në lidhje me shkollat ​​po bëheshin më të qarta, ekuacioni ndryshoi për shkak të shfaqjes dhe dominimit të variantit Delta. Përhapja e madhe e këtij varianti, nxit nevojën për më shumë masa paraprake në shkolla, të cilat tanimë janë edhe më të rëndësishme se më parë.

Zgjidhja nuk janë masat detyruese apo kërcënimet nga autoritetet shtetërore, por është politika lokale, bindja e qytetarëve dhe vënia në punë e zgjuarsisë së tyre. Para shfaqjes së variantit Delta, shumë studime tregonin se fëmijët kishin shumë më shumë gjasa që ta përhapnin Covid-19 jashtë shkollave sesa brenda në shkollave.

Apo se masat mbrojtëse (maskat, distancimi social, dhe ajrosja e klasave) së bashku me testimet e rregullta, ishin faktorë domethënës për të garantuar një shkallë shumë të ulët të përhapjes (më pak se 2 për qind) nëpër shkolla.

Më e rëndësishmja:kishte dëshmi në rritje se të qenit jashtë shkollës për një periudhë të zgjatur kohe ndikonte në mënyrën e ushqyerjes, sjelljes, zhvillimit të fëmijëve, si dhe në mos aksesimin e kontrolleve të duhura shëndetësore, ankthit në rritje, depresionit dhe abuzimit me substancat.

Pra ishte e qartë se shkollat, shtylla kryesore në jetën e të gjithëve, duhej të qëndronin të hapura. Por Delta ka ndryshuar shumë gjëra. Së pari, ajo duket se përhapet më lehtë (përfshirë edhe fëmijët) sesa variantet e mëparshme të virusit.

Lexo po ashtu:  Pse shëtitja në fshat e “zbut” trurin tonë

Ndërkohë dëshmitë më të fundit, tregojnë se Delta po i sëmur më rëndë njerëzit jo imunë ndaj virusit (dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk janë aktualisht në gjendje qëtë vaksinohen). Dhe vetëm në një rast në Kaliforni, një mësues i pa vaksinuar e përhapi Covid-19 tek shumë nga nxënësit e tij (tek të paktën 26 sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC).

Infektimi dhe shërimi nga Covid-19 dhe vaksinimi i plotë, e zvogëlojnë shumë rrezikun e prekjes dhe përhapjes së Covid-19. Prandaj këto duhet të përfshihen në një strategji që synon të zvogëlojë përhapjen e tij në shkolla.

Në këto rrethana të mbushura me tension, ne nuk kemi luksin të politizojmë vazhdimisht çështjen e mbajtjes hapur apo mbylljes së shkollave tona. As debatet mbi mbajtjen e detyrueshme të maskave ​​nuk kanë shumë kuptim,kjo edhe për faktin se edhe ky virus mund të aerosolizohet dhe t’i shpëtojë barrierës së maskave.

Njëkohësisht, shumë studime kanë treguar se përdorimi i rregullt i maskave shoqërohet me shkallë më të ulët të transmetimit (para shfaqjes së Deltës).Por me variantin Delta shumë më të transmetueshëm, ka shumë kuptim të provohet mbajtja e maskave në shkollë.

Më e rëndësishme akoma:ekzistojnë të gjitha arsyet që çdo mësues, anëtar i stafit pedagogjik dhe fëmijët të vaksinohen sa më parë. Vaksinimi në shkallë të gjerë, do të garantojë një nivel më të ulët rreziku në shkolla. Shkollat ​​mund të kenë nevojë që ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm në emër të sigurisë dhe shëndetit publik.

Lexo po ashtu:  Publiku Dijetar

Kjo duhet të shoqërohet me një rikthimin e testeve të shpejta, të paktën 1 herë në javë, në mënyrë që mësuesit dhe nxënësit e prekur nga Covid-19 të izolohen sa më shpejt, dhe të testohen kontaktet e tyre.

Shpërthimet e mëdha epidemike në kundërshtim me masat e mësipërme, ka të ngjarë të çojnë në mbylljen e shkollave, për arsye thjesht mjekësore apo sepse do të ushqejnë politikën e frikës dhe përçarjes. Sido që të jetë, ky do të ishte një rezultat i tmerrshëm dhe potencialisht i shmangshëm.

Shkollat ​​kanë qenë gjithnjë vende ku bëhen me detyrim vaksina të caktuara, kanë kode të caktuara të veshjes dhe sjelljes që i respektojnë që të gjithë. Kjo kulturë mund të na ndihmojë tani me vaksinimin dhe me përdorimin e maskave kundër Covid-19.

Shkolla e djalit tim u jep nxënësve një maskë të rehatshme dhe me stemën e shkollës, e cila tani është pjesë e uniformës së shkollës. Sipas mendimit tim, shëndeti publik del mbi lirinë personale në rastet kur sjellja juaj personale vë në rrezik të tjerët, si për shembull me një sëmundje infektive.

Lexo po ashtu:  Të mbrohet Kosova, të izolohen anti-shqiptarët

Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar përhapjen e atij që njihet si “Covid i Gjatë” përtej rreziqeve të menjëhershme dhe në rritje të sëmundjeve të rënda. Është një argument politik devijant të vësh në dyshim apo të tallesh mbi dobinë e maskave, në vend që t’i shohësh ato thjesht si pjesë të një qasjeje gjithëpërfshirëse për ta luftuar Covid-19 dhe variantit Delta.

Me mbylljen e shkollave, ato që do të vuajnë më shumë janë komunitetet e pa favorizuara ekonomikisht, siç edhe ndodhi vitin e kaluar. Shpresa jonë më e mirë për të shmangur këtë skenar, është t’i përmbahemi interesit të shëndetit publik, duke shmangur sa më shumë që të jetë e mundur politizimin e kësaj çështjeje.

Përndryshe, ata që do të vuajnë do jenë fëmijët tanë. Ne nuk kemi nevojë që të mbrojmë të drejtën e tyre për të mos mbajtur maskë,apo për të refuzuar vaksinën. Ne duhet të mbrojmë nevojën e tyre për të frekuentuar shkollën.

Shënim: Marc Siegel, është profesor i mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut. Ai është korrespondent mjekësor i Fox News, dhe autor i librit më të ri “Covid:Politika e frikës dhe fuqia e shkencës”. / “The Hill” – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *