Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, njëherësh deputete e Kuvendit të Republikës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e Nënkryetares së partisë.

Votën e saj kundër kësaj pike Bunjaku Rexhepi e ka konfimuar për Mediafokus.info.

“Nuk është momenti me përjashtu njerëz. Është e vërtëtë që Vjosa ka gabu që s’e ka respektu vendimin e shumicës, por ne nuk e kemi komoditein me e përjashtu. LDK duhet të hapet për kuadro të reja e jo të përjashtojë njerëz. Vjosa i duhet LDK’së”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi.

Ndërkohë, ajo ka konfirmuar se ka votuar pro emërimit të Avdullah Hotit në pozitën e nënkryetarit të partisë.

124 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së kanë votyar përmes e-mail’it për dy pika të rendit të ditës: Avdullah Hoti të emërohet nënkryetar i LDK’së dhe i dyti që Kryekuvendarja Vjosa Osmani të lirohet nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Këshillit të Përgjithshëm.

Lexo po ashtu:  “Shitësi i këpucëve”, historia e kompanisë së atleteve Nike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *