Ish-kryeministrit serb Zoran Dindic kishte kërkuar që të mos flitej publikisht për varrezat masive të shqiptarëve, duke kërkuar të bëhej një hetim pa zhurmë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Cedomir Jovanovic.

Jovanovic ka thënë se Dindic ka kërkuar që “të hetohej pa zhurmë, që të fitonte kohë për të kuptuar se çfarë të bëhej”.

“Fjalët si ‘nuk është e vërtetë, se është kurdisje se po kërkojnë konflikt me ushtrinë e policinë, Koshtunica e di se kjo s’është e vërtetë’ – pra kaos total. Prandaj edhe Dushko pyet ‘çfarë të bëj? E kam lëndën e mbyllur, sepse gjykatësi thotë ‘janë do kurdë’”, ka thënë Jovanovic në “Cirilica”.

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Cedomir Jovanovic ka theksuar se ushtria mohonte dhe tjerët thoshnin se gjithçka është propagandë, “Gjingjiqi kërkoi të hetohej pa zhurmë”.

“Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh në Batajnicë dhe se do t’i digjnin me trarë dhe me njëfarë vaji e që më pas do të mbuloheshin krejt me dhe, për më tepër në bazën e Njësisë Speciale Anti-tterroriste që e kemi pasur për krenari. Komandanti i asaj njësie i ka shpëtuar dy fëmijë në Podujevë nga krimi që e bënë ‘Skorpionët’. I ka nxjerrë vëlla e motër prej aty dhe i ka dërguar në Prishtinë në mes të luftës dhe u ka thënë mjekëve se do t’i ekzekutonte po qe se nuk do të ndihmonin”, ka treguar Jovanoviq, duke e quajtur “katastrofë”.

Lexo po ashtu:  Vuçiç: Paqe deri në fund, veçse nëse do të ketë pogrom ndaj serbëve në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *