Sot, përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.

Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.

Lexo po ashtu:  Gazeta gjermane "Taz.de": Votat e diasporës në rrezik, KQZ me vendim tjetër kontravers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *