Dramaturgu i Greqisë së Lashtë Eskili, njihet edhe si babai i tragjedisë. Historia ia ka dhuruar këtë nder për shkak të dramave të tij, por në fakt do të pësonte edhe vetë një fund dramatik. Sipas legjendës, ai u vra nga një shqiponjë e cila duke e ngatërruar kokën e tij tullace me një gur të rrumbullakët, lëshoi mbi të një breshkë, zhgualli i së cilës nga përplasja e fortë u thye së bashku me kafkën e artistit.

Edhe në kohët moderne disa viktima janë përfshirë nga një ironi e çuditshme e fatit, në momentin e vdekjes. Mendoni, për shembull, rastin e një gruaje në Pragë që u vetëhodh nga dritarja e apartamentit në katin e tretë, pasi kishte mësuar se bashkëshorti i saj e tradhëtonte. Ky i fundit në
ato momente ishte duke hyrë në godinë, kur gruaja i ra përsipër. Ajo mbijetoi, ndërsa ai vdiq menjëherë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Është pastaj është rasti i një gruaje 36-vjeçare në San Diego të SHBA-së në vitin 1977, që planifikoi vrasjen e bashkëshortit të saj 23-vjeçar, instruktor i trupave të marinës, për të fituar policën e sigurimit prej 20 mijë dollarësh. Ajo shtrydhi helmin e një merimange në një copë kek që kishte përgatitur vetë, por burri hëngri vetëm disa kafshata.

Lexo po ashtu:  10 gjërat që çdo njeri duhet t’i provojë para se t’i mbush 35 vjet

Pastaj ajo u përpoq që bashkëshortin ta godiste rrufeja në banjo, por më kot. Dështuan të gjitha përpjekjet për ta vrarë:me sodë buke, duke e shtypur me makinë, duke i injektuar një flluskë ajri në vena, dhe duke i hedhur fshehurazi amfetamina në shishet e birrës që do t’i pinte duke ecur me makinë, me shpresë se halucinacionet në fund, do të shkaktonin një aksident fatal. E hidhëruar, ajo thirri në ndihmë një shoqen e saj 27-vjeçare. Së bashku e goditën burrin në kokë më një shufër hekuri, ndërsa ai ishte në gjumë, dhe vetëm atëherë ai gjeti më në fund vdekjen.

Një rast i fundit:në Ditën e Memorialit në SHBA në vitin 1987. Një avokat 40-vjeçar nga Luiziana ndodhej në bordin e varkës e tij kur filloi stuhia. ”Unë jam këtu!”-sfidoi ai qiellin, duke ngritur duart lart. Një rrufe e goditi në çast, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *