Nëpër terr që lëshonte nata
ngarkue teshat kaliboç
nëpër nji pyll ku s’ra kurr spata
ndiqte udhën nji djaloç

Landët e pyllit si nji ujk ju dukshin
që prej ujet në mal luron
cuba të rrebtë që në pritë u strukshin
gjethet e lisave kujton

Oh Shqypni gjimonte i mjeri
pyjet mbushe me gjuetarë plot
kësolle e bardhë ku porsi mbreti
shkon barija jetë e mot

O ju lugje të Prevezës
për ju zemra po m’vajton
te ju Hana me dritë t’rrezes
shtigjt udhtarit ia kallxon

Shpi e bardhë ku n’dritë dola
afër detit të pa-pshtjellim
fis i ambël ku s’parit fola
në krahët e nanës tue gjetë pushim

Njikshtu thotë e me trimni
u nis rrugës udhtari prap
fishklloj landa tue u përzi
e prej friket ngau djali vrap

Por m’nji cub mbas gardhit hasi
“Ndalu”- i thotë – “nuk ke kah mba”
nji kubure n’brinj ia rrasi
e pa frymë mbi tokë e la

“Oh nanë shkreta” – i shuemi briti
e përmbys u lëshu mb’nji curr
“që 3 vjet e shkreta m’priti
e tash ma nuk më shef ma kurr”

Lexo po ashtu:  Pandemia e Covid-19 shndërron 4 gjigantë të teknologjisë në kompani trilionë dollarëshe

“Por jot amë” – si për qesti,
i thot vrasësi idhnim plot
“ti më difto ku rrin me shpi,
fjala e jote nuk humb dot”

Në skaj të Shqypnisë shkon vorfënisht jetën
e pa djem e shkreta mbet
dy ma të mëdhajt në luftra mbetën
e i treti qe ku po jet

“Pat edhe nji” – fija e zanit
iu drodh djalit e gjimoj
u dridh vrasësi, ai farë luanit
menjiher pushkën në tokë e leshoj

“Pat edhe nji që ajo e donte
për mbi dritën e syrit t’vet
kurr nga prehri nuk e leshonte
shokë ndër cuba vojt e gjet

“Vëlla” – i pergjegji zemërvështiri,
njiktu t’vrava e njiktu po vdes
nuk kam sy më me pa ma nieri
bashkë me ty këtu po mbes

“Jo! Por ti fill tek shpija,
tek nanë zeza fluturo
pa asnji fëmij e mbyt vetmia
e mbulon skami” – mos e lësho

“E çka ti them unë nanës së ngratë
në qoftë se më pvete për ty ndoj send”
“Thueji se mora nji rrugë të gjatë…
e bashkë në Qiell dikur xamë vend!”

Lexo po ashtu:  Fjalimi i Ajnshtajnit që çdo mësues, nxënës dhe prind duhet ta lexojë

[ Ndre Mjeda ]
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *