Vendet e pasura do kenë siguruar mjaftueshëm vaksina për të mbrojtur thuajse 3 herë popullsitë e tyre deri në fund të 2021, sipas Oxfam dhe grupe të tjera, që theksojnë se mund të privojnë vendet më të varfëra. Britania miratoi vaksinën e Pfizer të Covid-19 këtë muaj, duke rritur shpresat e përmbysjes së pandemisë, që ka lënë deri më tani 1.5 milionë njerëz të vdekur dhe ka gjunjëzuar ekonomitë dhe jetesën normale. Oxfam dhe organizata të tjera, përfshirë Amnesty, Frontline AIDS dhe Global Justice Now, i bënë thirrje qeverive dhe industrisë farmaceutike që të sigurojnë se prona intelektuale e vaksinës do të ndahet në të gjithë botën. Anna Marriot, manaxhere e politikave të shëndetësisë e Oxfam, tha se nuk mund të mbështetemi vetëm te veprimet bamirëse të kompanive të farmaceutikës. Sipas saj, duhet ndërhyrje qeveritare, pasi historia ka treguar se fitimet vijnë përpara interesit publik.

“Aleanca e Vaksinës së Njerëzve, ku bën pjesë Oxfam, ka parë të gjithë kontratat e vaksinave që po diskutohen në të gjithë botën. Nëse nuk ndërmerret veprim urgjent nga korporatat dhe qeveritë e vendeve të pasura, 9 nga 10 njerëz në vendet e varfëra, nuk do të mund të marrin vaksinën vitin e ardhshëm”

Lexo po ashtu:  Lëvizja Vetëvendosje: Balla nuk e përmendi në Kuvend fjalën gjenocid të Serbisë, tentoi ta zhvendoste temën

Organizata Botërore e Shëndetësisë, i ka bërë gjithashtu thirrje qeverive vazhdimisht këtë vit, që ta kthejnë vaksinën e Covid-19 në një të “mirë publike”. OBSH ka mbështetur programin e njohur si COVAX, që synon të sigurojë shpërndarjen e barabartë në 189 vende. Megjithatë, vende si SHBA nuk janë pjesë, pasi kanë bërë marrëveshje individuale. COVAX synon të dorëzojë rreth 2 miliardë doza deri në fund të 2021, por kjo përfaqëson vetëm 20% të popullsisë së vendeve që janë pjesë e iniciativës. Amnesty deklaroi se kanadaja është vendi që ka blerë më shumë vaksina në raport me popullsinë, me doza për të injektuar çdo kanadezë 5 herë. Oxfam bëri thirrje për mbështetjen e propozimin të Afrikës së Jugut dhe Indisë, që kërkojnë heqjen dorë nga të drejtat e pronës intelektuale për vaksinën, testet dhe trajtimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *