Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën ndaj Pal Lekajt, ish-ministër i Infrastrukturës, Eset Berishës, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatritt, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në MI, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mbrojtësit e të lartcekurve kishin ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin ishin refuzuar kërkesat e tyre për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit me aktvendimin e 22 gushtit 2022 i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve, duke konfirmuar aktakuzën ndaj të njëjtëve.

“Kjo Gjykatë ka gjetur se, në aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë janë dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me dyshimin e bazuar, duke vazhduar me arsyetimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, të cilat mbështesin veprimet e përshkruara si në aktakuzë”, thuhet në vendimin e Apelit.

Tutje, sipas këtij vendimi kolegji në përbërje nga gjyqtarët Afërdita Bytyçi – kryetare, Kreshnik Radoniqi dhe Bashkim Hyseni –anëtarë, kanë pranuar në tërësi gjetjet e gjykatës së shkallës së parë, për faktin se në këtë fazë të procedurës penale nuk ka asnjë rrethanë që mund të plotësonte kushtet për kundërshtimin e provave nga neni 249 par.1 të KPPRK-së, si dhe kushtet për hudhjen e aktakuzës nga neni 250 par. 1 të KPPK-së.

Lexo po ashtu:  Veton Surroi: Ka paralajmërim rikthimi `gjeneralësh` të fortë amerikanë në dialog

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj të këtij viti, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pa fajshëm për veprën penale që u vihet barre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *