Klubi Ndërkombëtar i Grave – IWC Stokholm i themeluar në vitin 1961 dhe që numëron 350 anëtare nga e gjithë bota, për muajin tetor ka vendosur si temë ‘Veshjet kombëtare’.

E në këtë grup të grave që përfaqësojnë mbi 60 nacionalitete është pjesëmarrëse edhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci – Sherifi, e cila u paraqit e veshur me veshje kombëtare shqipare për t’iu përshtatur temës së muajit.


Në vijim gjeni postimin e ambasadores Geci – Sherifi:

Tema e muajit tetor e aktivitetit të Klubit Ndërkombëtar të Grave – IWC Stokholm, pjesë e të cilit jam edhe unë, ishte: Veshjet Kombëtare.

Krahas ambasadoreve tjera dhe pjesëmarrëseve të shumta nga e mbarë bota, unë u paraqita me veshje me motive kombëtare dhe gjithsesi vëmendjen më të madhe e mori plisi i bardhë – i cili u prezantua si simbol i trashëgimisë sonë kulturore, identitetit dhe krenarisë tonë kombëtare ndër shekuj.

Programin e larmishëm e zbukuroi edhe vallja Toponishte e vallëtareve të shoqatës Teuta.

IWC u themelua në vitin 1961 në Stokholm numëron 350 anëtare nga vende të ndryshme të botës që përfaqësojnë mbi 60 nacionalitete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *