Një fëmijë 1 vjeçar është kthyer në një personazh ‘hit’ në mediat sociale.

Ndërsa numëron më shumë se një milion ndjekës në Instagram, në një postim të vogëlushit shkruhet se atij i “pëlqen të gatuajë dhe të eksplorojë në kuzhinë”.

Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale duket se si ai po ndihmon në përgatitjen e recetave.

Nëna e tij, Ashley Wian, në një prononcim për CNN është shprehur se videot filluan si një mënyrë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.

“Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe bën në shtëpi. Ai ka shumë qejf që e bën atë”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Si i riktheu Moska tmerret e Luftës së Dytë Botërore në shekullin 21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *