Një prekje e dashur dhe e kujdesshme tregon jo vetëm se sa i rëndësishëm është ky person për ju, por është një veprim që ju ngushëllon gjatë kohërave të vështira, sëmundjeve ose nëse jeni duke kaluar një moment jo të mirë. Rezulton se ka një shpjegim për këtë. Një studim i kohëve të fundit ka përgjigjen se përse prekja e njeriut të zemrës mund të jetë kaq e fuqishme dhe të ndihmojë duek të të “shëruar”. Shtrëngimi i dorës nga partneri ose dikush tjetër i dashur të bën që të  vuash më pak dhe të ndjesh më pak shqetësim.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ky mund të quhet “ilaç i dashurisë”, dhe mund të shërojë. Por le të zbulojmë se si funksionon dhe të shpjegojë mekanizmin e këtij ilaçi të lehtë pasi shkencëtarët nuk e kanë deklaruar këtë vetëm si fakt, por në të vërtetë kanë shpjeguar mënyrën se si funksionon. Të gjithëve na duhet dashuria dhe ndjenja e sinqertë e njeriut të dashur. Goldstein, një psikolog që po studionte fuqinë e prekjes njerëzore, zbuloi se kishte një anë të re të dashurisë dhe vendosi të bënte një eksperiment me gruan e tij gjatë lindjes së vajzës. Më vonë, më shumë se 20 çifte u testuan në një laborator gjatë një viti.

Lexo po ashtu:  Anglia mbjell 130 mijë drunj për ta luftuar ndryshimin e klimës

Rezulton se vetëm duke qenë afër njëri-tjetrit, madje edhe pa prekje, shkakton sinkronizim të valës së trurit që rritet më shumë kur çifte shtrëngojnë duart ndërsa gruaja/burri po kalontë një periudhë me dhembje. Pra, mos keni frikë ta prekni partnerin tuaj butësisht kur ai ose ajo po kalon një periudhë jo të mirë. Prekja juaj  shëruese mund të lehtësojë vuajtjet dhe madje mund të parandalojë ndonjë sëmundje.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *