Qyetarët e Republikës së Kosovës, pas një mandati të plotë, tani në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kanë edhe më shumë arsye të votojn masivisht Lëvizjen Vetëvendosje. Gjatë mandatit  të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit  2021, është karakterizuar si një Legjislaturë më e sukseshme nga e VII-të legjislaturat e më parme.

Kryeministri i Kosovës, njëherit Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, veprimet që janë dashur domosdoshmërishtë të ndërmirren para dy dekadave, gjatë këtij mandati, shtriu sovranitetin e Kosovës, edhe në Mitrovicë, duke ndalur kontrabandën, ndaloi valutën Serbe dinarin, ndaloji targat e vjetra që rexhistrohen sipas ligjeve Serbe, me një fjalë ndaloi ushtrimin e pushtetit paralel të paligjshëm në Veri të Kosovë.

Për qytetarët e Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova nuk ka shenuar në marrjen në kontroll të plotë të  veriut të Vendit, prandaj  Vetëvendosje  është dhe vazhdon të mbetët e vetmja  shpresë e Kosovës.  Është shenuar një qasje e re  në bisedimet Prishtinë-Beograd, praktikoi  një diskurs të ri politik në raport me Beogradin në përfaqësim të  dinjitetshëm, dhe me  propozimet e parashtruara  për  ruajtjen e konceptit dhe parimet themelore të bisedimeve.  

Lexo po ashtu:  Bërnabiq: Kosova, sfida më e madhe politike

Qeveria gjatë këtij mandati tregoi  përkushtim e kohezionit kombëtar, për diasporën  gjithëandej, por edhe për Krahinën e Sanxhakut, dhe gjithë hapsirat shqiptare.  Gjatë këtij mandati ndihmoi dhe investoi  për shqiptarët e Krahinës me shumicë shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, ndau për herë të parë linjë buxhetore që në vitin 2022, dedikuar në vlerën prej   2 milionë euro, për të vazhduar për vitin buxhetor 2025, në  4 milionë euro, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Po ashtu, gjatë këtij mandati, shtroi  diskriminimin dhe pasivizimi i adresave për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc,  në nivelet më të larta ndërkombëtare duke përfshi BE-në dhe instanca e mekanzima të OKB-ës dhe Senat e Kongresin Amerikan.

Vetëvendosje, gjatë këtij mandati tregoi gatishmëri,ofroi planprograme konkrete për të ndërtuar një  frymë të re me vizion, e largpamësi për një politikë unike e të  përbashkëtë së bashku me Shtetin Shqiptar, dhe Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, për një politikë e diplomaci të artikuluar shqiptare në Ballkan. Edhe në këtë segment  Vetëvendosje  është dhe vazhdon të mbetët e vetmja  shpresë jo vetëm në Kosovë. U miratua dhe u funksionalizua Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, por edhe institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.Në realizim të projektit madhor, është  shpresa e vetëme pasi ka si zotim dhe është zotuar edhe për ushtrim të Padis ndaj  Serbisë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Lexo po ashtu:  Putin sfidon Perëndimin firmos pavarësinë e dy rajoneve: Ukraina u krijua nga Lenini, pas rënies së bllokut Rusia u grabit

Kryeministri  i Kosovës  Albin Kurti, vazhdon të jetë shpresë e Kosovës, sepse mandati i plotë më shumë fletë se çdo mandat për ta thelluar, rritur e vazhduar  progresin, në forcimin dhe në përfaqësim të  dinjitetshëm të shtetit tonë. Shpresa është se  respektimi i ligjëshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve, dhe kështu do të ndikonte që shteti t’u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre. Shpresa është si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë, sakrifica, të shumë brezave, flijime e fatkeqësi.

Votuesit në zgjedhjet e rregullta 9 shkurt 2025 do të duhej të votojn Lëvizjen Vetëvendosje.

Autor i vështrimit, Refik HASANI                                                                               31 janar 2025