Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se ende nuk është përfunduar lista përfundimtare e rregulluar që tregon saktë sesa aplikues jashtë vendit janë konfirmuar e sa janë refuzuar.

Ai thotë se verifikimi përmes telefonit nuk ka përfunduar ende.

“Prej sot është dashur të fillohet me fletëvotimin dhe votimin nga votuesit jashtë vendit. KQZ ende nuk është e përgatitur dhe ka shkelur këtë afat. Është ndër shkeljet më të rënda”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kjo nuk është shkelja e fundit në këtë proces zgjedhor për të cilin thotë se janë duke e minuar partitë e mëdha.

“Nuk kanë mundur të ballafaqohen me numrin e madh të aplikuesve. Vonesat për publikimin e listave përfundimtare janë evidente, votuesit jashtë vendit ende nuk e dinë se kush është certifikuar e kush jo. Verifikimi ka mbetur në mes të rrugës. Votuesit që jetojnë jashtë vendit janë me të drejtë të shqetësuar me këto shkelje”, ka shtuar ai.

Sipas Kurteshit këto tejkalime të afateve, bëjnë me dije se KQZ ka kaluar në rrafshin e kryerjes së veprave penale.

Lexo po ashtu:  Qeveria e Kosovës të protestojë zyrtarisht në Bruksel, jo në facebook

Njëra sipas tij, është cënimi i të drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, duke përmendur qytetarët jashtë vendit të cilëve nuk u është dhënë afat për kundërshtim.

Kurteshi ka kërkuar që me gjithë aktgjykimin e Kushtetueses KQZ të kërkojë e mundësojë lejimin e arritjes së votave pas zgjedhjeve në Kosovë për 10 ditë.

Ndërkaq anëtari tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, ka thënë se kjo pengesë është e qëllimshme.

“Ajo që ka ndodh sot i bie sikur më 14 shkurt të shkoni me votu e ju të mos i gjeni fletvotimet. Kjo pengesë është e qëllimshme. Kam kërkuar që ta ftojmë një mbledhje urgjente sot është dashtë të bëhet certifikimi i listës. Me këto pengohet dhe rrezikohet krejt procesi zgjedhor. Me vonesat e njërit proces vonohen të tjerat. Na mundemi me rreziku arritjen e fletvotimeve për ditën e zgjedhjeve. Duke marrë parasysh që afatet sot është dita e fundit për certifikimin e listës e publikimin e fletvotimit. Nëse zvarriten këto afate munden me ardh deri te rrezikimi i procesit”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Kurti: Ujmani është toka jonë - Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë - Ujmani është tokë e Kosovës në territor të Serbisë. Por, edhe atje ai është i Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *