Ushqimi po çon para kohe në varr plot 11 milionë vetë, thotë një studim i revistës me shumë ndikim “The Lancet”. Analiza e kujdesshme e saj tregon se dieta jonë e përditshme është një vrasëse më e madhe sesa duhani, e se fajësohet për një në 5 vdekje anembanë globit.

Kripa, qoftë në bukë, salcën e sojës apo mishin e përpunuar, rezulton ajo që ka shkurtuar më shumë jetë. Hartuesit këmbëngulin se ky studim nuk ka të bëjë me obezitetin, por me cilësinë e ulët të dietave ushqimore, që dëmtojnë zemrën dhe shkaktojnë tumor.

Pas kripës, përgjegjës për 3 milionë vdekje vjen konsumi i pakët i drithrave integrale, konsumi i ulët i frutave dhe në fund fakti që njerëzit nuk hanë sa duhet perime, arra, fibra dhe nuk marrin Omega 3 nga ushqimet e detit.

Nga 11 milionë vdekjet e lidhura me ushqimin, 10 mln ishin pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kjo shpjegon përse kripa është problemi kryesor. Vendet mesdhetare, sidomos Franca e Spanja, si dhe Izraeli, kanë numrin më të vogël të vdekjeve të tilla në botë, ndërsa në kahun tjetër të spektrit qëndrojnë shtetet e Azisë Juglindore, Jugore e Qendrore.

Lexo po ashtu:  5 recetat më të mira të malësorëve të veriut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *