Virusi më i keq është vetmia

Kështu titullohet kolumna e gazetës zvicerane NZZ e datës 28 shkurt 2020. Autori thekson se nga frika e bartjes së virusit, njerëzit kanë filluar të tëhuajtën dhe të rrezikojnë të humbin atë që është krejt e natyrshme dhe e mësuar që në barkun e nënës – nevojën e afërsisë, të përkëdheljes dhe të qenit i përkëdhelur.

Për të ilustruar nevojën e afërsisë, të prekjes e të ngrohtësisë, që e karakterizon çdo qenie të gjallë, autori kujton skenën prekëse të një ariu koala – të mbetur pa të ëmën, që s’i kishte shpëtuar dot zjarreve të pyjeve që përfshin së fundmi Australinë – i cili në mënyrë krejt refleksive i hidhet në krah një ariu stofi të vendosur pranë nga shpëtuesja e tij.

Afërsia është ajo që na mbanë të shëndoshë. Kontaktet trupore janë ato që e forcojnë sistemin e imunitetit dhe që pakësojnë dhembjet. Foshnja duhet të ndiej ngrohtësinë trupore që të mundë të zhvillohet, ndjenjë e cila mbetet e zgjuar deri në momentet e fundit të jetës. Kur preket lëkura, qelizat e ndijimit bartin ndjeshmërinë përmes fijeve nervore në tru prej nga lirohet hormoni oksitocin, që forcon besimin ndaj të tjerëve dhe në vetvete. Për këtë arsye didaisti, Hugo Ball, e konsideronte përqafimin si një dhuratë ideale “ madhësia e së cilës i përgjigjet secilit dhe askush nuk do të kishte asgjë kundër po t’i dhurohej”… E një lidhje dashurie pa prekje do të vdiste!

Lexo po ashtu:  Britania ua ndaloi hyrjen 25 rusëve, Rusia ia kthen njësoj, ua ndalon hyrjen 25 britanikëve

Por ja që virusi korona po e shndërron nevojën e afërsisë në frikë po aq të madhe nga ajo.

Përmbledhur nga
Nexhmedin Gerguri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *