Deutsche Welle citon Komisarin e BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos të jetë shprehur se Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave me Bashkimin Europian.

Kuotat e njohjes së kërkesave për azil, të personave që hyjnë pa viza, janë minimale. Po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa. Nëqoftëse shtetet nuk e pengojnë keqpërdorimin e vizave dhe rritet edhe më tej numri i kërkesave të paargumentuara për azil, BE mund të pezullojë regjimin pa viza për shtete të veçanta. Sidomos për shkak të hyrjes pa viza, numri i azilkërkuesve në BE që në fillim të vitit është rritur midis janarit dhe fundit të prillit me 15 përqind, në krahasim me një vit më parë. Në këtë mënyrë, numri i hyrjeve pa viza të azilkërkuesve nga Venezuela në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit me 121 për qind në 14.257, nga Kolumbia me 156 përqind në 8,097 dhe nga Shqipëria u rrit me 30 përqind në 7,138. Në tërësi, megjithatë, numri i azilkërkuesve në BE është në nivelin e ulët të vitit 2014, para krizës së refugjatëve. Në dallim nga numri hyrjeve në mënyrë të ligjshme, numri i migrantëve të ardhur në mënyrë të paligjshme edhe këtë vit vazhdon të ketë rënie. Numri i të ardhurve, në pesë muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, ra me 31 për qind, në rreth 32,400, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Presidenti Trump: ‘Ne do ta mposhtim virusin’ – 3 vaksina potenciale në fazën e fundit të testimit

Mirë Hollanda pati krimin si problem, po Avramopoulos çfarë problemi ka? Sipas tij shifrat mbeten të ulëta, por ai befas qenka shqetësuar. Zotëria në fjalë duhet të kuptojë se Shqipëria ka 1/3 e popullsisë që jeton në hapësirën europiane dhe një pjesë shumë e madhe e saj e legalizuar. Rikthimi i vizave për Shqipërinë, ndërkohë që premtohet heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës është pak ta quash budallallëk. Edhe nëse bëhet për konsum politik të brendshëm apo për ambiciet personale të këtij zotërie. Tirana zyrtare ka vendosur FRONTEX në kufijtë e Shqipërisë dhe për hyrje daljet e shumta përgjigjet policia europiane.

Mos vallë zotëria që vjen nga Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis po po vihet në koherencë me shefin e tij në Athinë? Ndoshta, sepse tani është koha e rimandatimit të Komisionerëve. Shqiptarët nuk përbëjnë kurfarë problemi për sigurinë në Europë, ata edhe pse përshkruhen si myslimanë në shumicë nuk kanë manifestuar sjellje ekstremiste. Është shaka e trashë kjo e rikthimit të vizave dhe politikë dritëshkurtër që do të ketë pasoja.

Lexo po ashtu:  Reuters: Familjarët e xhihadistëve nga Siria në Kosovë i solli një aeroplan me flamur amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *